Home KRYESORE Kokaina në kontejnerin e bananeve,arrestohet agjenti doganor dhe inspektori i AKU

Kokaina në kontejnerin e bananeve,arrestohet agjenti doganor dhe inspektori i AKU

Dy persona janë arrestuar për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Portin e Durrësit ku u kapën 119 kg kokainë në një kontenjer me banane në një magazinë në Vaqarr.

Sipas news 24 janë arrestuar shtetasit Julian Merhori, agjent doganor në Portin e Durrësit si dhe Bujar Qurku, inspektor i AKU.

Kujtojmë se ditën e djeshme Policia e Tiranës ka shoqëruar dhe pyetur të paktën 9 punonjës të skanerit në portin e Durrësit, agjentë doganore dhe punonjës të Autoritetit Kombëtar Ushqimor.

Marrja në pyertje e tyre u bë në vijim të hetimeve pasi skaneri doli i pastër, pavarësisht se në mjet kishte drogë. Mësohet se është sekuestruar e gjitha praktika dhe dokumentet, ndërsa rezulton se fleta shoqëruese e mallit të firmosur nga AKU ka rezultuar me probleme.

Ngjarja ndodhi më 30 dhjetor të vitit të shkuar. 119 kilogramë kokainë u kapën në një magazinë në Vaqarr./Opinion.al

Share: