Home KRYESORE Ngjela paralajmëron zgjedhje të reja: Saliu arrestohet po hyri… Debat me Zhejin...

Ngjela paralajmëron zgjedhje të reja: Saliu arrestohet po hyri… Debat me Zhejin në “Pikat mbi i”

Analisti Artur Zheji dhe avokati Spartak Ngjela kanë diskutuar sot zhvillimet brenda Partisë Demokratike.

Avokati Ngjela, ndryshe nga kritikët e Bashës sa i përket skenës politike , mendon se ky i fundit e ka dobësuar kryeministrin Edi Rama, pasi tashmë ka marrë mbështetjen amerikane.

Sipas Ngjelës në rreth 4 apo 5 muaj mund të ketë zgjedhje të reja.

Ndërsa për analistin Artur Zheji, Partia Demokratike është ende e dobët dhe se zgjedhjet e parakohshme do të ndihmonin vetëm kryeministrin Rama.

I ftuar në emisionin “Pikat mbi I”, Ngjela tha gjithashtu se lëvizja e Berishës është antiligjore dhe se nuk ka statut.

Ngjela: Edhe Basha i ndihmoi në funksion të penalitetit. Pasi vuri dyert të blinduara, i mbylli. Po ti kishin shqyer ata, do kishin bërë vepër penale. Siç duket Saliut ia sqaruan ligjin, pasi e arrestonin në vend. Personi juridik është PD. këta s’kanë krijuar parti. Ata thonë; jemi PD. Por PD ka struktura ligjore. E dini pse duhet të shkojë në gjykatë statuti?! Po sikur të thotë atje; parti naziste. Kush do e kontrollojë po mos të jetë gjykata?! Ndaj është arsyeja që kjo duhet të shkojë në gjykatë, që të marrë ligjshmërinë. Këta janë të panjohur. Pse nuk jua jep ajo, pasi nuk kanë personin juridik ku duhet të mbështetet ai statut. Kanë bërë kongres dhe referendum. Ata ndryshuan statutin në mënyrë joligjore. PD e Bashës i shpalli listat e kongresit. Po ky pse i mban sekret? Lëvizje të tillë kanë fashistës apo komunistët. Ata dalin me siglën e PD, por ku e kanë të drejtën?!

Zheji: Duke u mbështetur te një nen i caktuar që thotë ¼ e anëtarësisë mund të vetëorganizohet për të thirrur kongresin. Ai thotë mora firmat, e mblodha Kuvendin, pas pati kuorum. Kongresi vendosi shkarkimin e Bashës dhe ndryshimet kushtetuese./360grade.al

Share: