Home Approccio Italo Albanese Operacioni në 3 shtete/Policia italiane jep detaje:Trafikantët përdorin emra…

Operacioni në 3 shtete/Policia italiane jep detaje:Trafikantët përdorin emra…

Në një konferencë të përbashkët me Drejtorin e Departamentit të Policia Kriminale, Tonin Voçaj, policia italiane ka dhënë detaje lidhur me operacionin e shkatërrimit të 4 grupeve kriminale që kondrabandonin emigrantë nga Lindja e Mesme.

Sipas policisë italiane trafikantët përdornin emra false, dhe përfitonin deri në 10 mijë euro.

“Operacioni filloi në muajin mars të 2020, kur ishin në mbyllje të plotë, në bregdetin e Salermos, nga ky nisi hetimi operativ nga Lecce. Më pas nisi hetimi që janë zhvilluar nga Lecce dhe më pas me kolegët e bashkëpunimit ndërkombëtar. Karakteri i strukturuar të kësaj organizate e bëri të nevojshëm krijimi e një grupi pune dhe më pas u përfshi agjencia shtetërore e informacionit që bashkëpunoi dhe me zyrat e drejtorisë sonë. Hetimet e kryera sot, 22 vendimeve penale, janë kryer edhe kontrolle, 30 flukse migratore, pika e takimit ishte në Turqi, pastaj ndiqej rruga detare ose tokësore përmes Sirisë dhe prej andej nga bregdeti italian. Përdorin emra false, kemi gjetur kanalet financiare të përdorura, që nga pagesat që kryheshin nga njerëzit deri në 10 mijë euro“,-tha përfaqësuesi nga policia italiane.

Share: