Home KRYESORE Përjashtimi i Berishës nga PD, LSI: Ha ha ha laraskat përjashtojnë shqiponjën

Përjashtimi i Berishës nga PD, LSI: Ha ha ha laraskat përjashtojnë shqiponjën

Pas vendimit të kryesisë së PD-së për përjashtimin nga Partia Demokratike të ish-kryeministrit Berisha ka ardhur edhe reagimi i parë nga LSI.

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një status në rrjetet sociale shkruan: “Ha ha ha laraskat përjashtojnë shqiponjën”. Mes PD dhe LSI, marrëdhëniet janë krisur që pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndrëkohë në mbledhjen e djeshme të kryesisë u përjashtua nga PD lideri historik i demokratëve, Sali Berisha si dhe u pezulluan 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.

Kështu, u vendos përjashtimi i: Bujar Nishanit, Flamur Nokës, Albana Vokshit, Edmond Spahos, Arben Ristanit, Klevis Balliut, Kletis Krujës, Rigels Muçollarit.

Share: