Home KRYESORE Banda e Tiranës, ndryshon strategjinë politike.

Banda e Tiranës, ndryshon strategjinë politike.

Nga Dritan Haxhiraj

Ndër vite ne jemi një popull migrantësh.
Gjaku i shqiptarëve sot në botë llogaritet diku tek 38 milion. Gjaku i tyre ndër shekuj ka mbajtur gjallë brandin, Made in Albania në 🌎botë . Ky gjaku sot në migracion ka krijuar disa gjenerata , atë të migracionit 600 vjeçar dhe atë të ri.

Më ndodh shpesh të takoj miq të vjetër dhe të rinj. Problemi që evidentoj me miqtë e rinj është shkëputja nga realiteti.

Dhe kur them realiteti ajo ka të bëjë me sakrificat e paimagjinueshme që ka bërë brezi i parë i migracionit ai i viteve 1990-2000. Tek kjo kategori vë re se me kalimin e kohës janë pasuruar në portofol por kanë mbetur tërësisht naiv në konceptimin që kanë me vendin që i dëboi me shkelma.


I dëbuan nga dera, tani u ofrojnë “ferrin” ata që u morën rininë ëndërrat, vitet më të bukura.
U dhuruan turpin, poshtërimin, racizmin ( indokrimini ateist i Enver Hoxhës, ne hamë bar dhe armiku na ka do shumë)edhe për ato që nuk kishin asnjë gabim.

Në orët që flasim u bëra dëshmitar i një dukurie që ndër vite kisha sinjalizime pafund.
Por këtë radhë rastësia më kishte përkëdhelur.
Nuk mundesha mos ti shkruaja këto rreshta si dëshmitar i maskaradës që banda e Tiranës përdor me migracionin tonë .

Grabitjet, plaçkitja , barbarizmat që këta i kanë bërë popullit shqiptar sot janë në sytë e të gjithëve , atyre që jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe qytetarëve virtual që gëlltisin arritjet imagjinare të Bandës politike 31- vjeçare.

Qytetarë dixhitalë që gabojnë në pereceptimin e imazheve, foto, video që Banda Politike i studion në tavolinë duke u zënë derën migrantëve edhe me stafe deri ne 5 veta për një foto, për të manipuluar migrantinë që jeton në Florida, migrantinë që jeton në Athinë e kështu me radhë në mbarë globin.

Ripastrimi i fytyrës politike me artistët,sportistët tashmë është një ekuacion fantastik.
Në këtë operacion futen gazetarët e nivelit të shkollës shqiptare, ata të kafeneve, ata që mashtrojnë publikun shqiptar se binomi “migracion- banda politike” ecin bashkë .
Nuk ka binom, ka vetëm një manipulim të propagandës.

Në këtë manipulim të qëllimshëm futen edhe ata pak drejtues lajmesh, emisionesh të mëngjesit apo të darkës duke treguar lajmin që ndodh në New York, Londër , Berlin, Milano.

Në ato lajme të bëra nga kafenetë plot mllef e genjeshtra të Tiranës, realiteti që ata tregojne gati – gati është qesharak.

Migrantit i marrin lekët, pamjet e filmimeve që i kanë premtuar, i marrin edhe informacionin për jetën private duke krijuar dosje në arkivat e shtetit paralel. Por në studiot e montazhit në Tiranë , Historia e Migrantit tjetërsohet në një histori gazetarie tjetër.

Deliri i gazetarëve dhe bandës politke të Tiranës arrin deri aty sa për vjedhjen më të madhe, atë të inceneratorëve( përdorimi i plerhave për të bërë lekë ) ku shifra është aq e rëndësishme saqë të bën të dridhesh.

Me pak fjalë , Banda politike kishte gjetur në Verona, ndërmarrjen për të vjedhur buxhetin e Shtetit, por në Verona u duhej njeriu per foto.
Migranti që ka sot emër në planin artistik.
Foto u duhet për të treguar që migranti është ushtar i tyre,ndërsa për lekët mendojmë ne ustallarët .

Ndërsa ju migrantë rrini ku jeni se për të tjerat mendojmë ne armata e Partisë së Punës .
Ne bijtë besnikë të partisë në portofol dhe në ide.
Partia që i mori rininë, ëndërrat miliona njerëzve tanë .

Barbarët e Tiranës janë në aksione të vjedhin pronën intelektuale të Perëndimit.
Barbarët që në Firenze flenë në një dhomë hoteli 1200€/ nata.

Barbarët e vendit më të varfër të Europës, ecin në Firenze, Verona,Milano, Romë në kërkim të pasurisë intelektuale diku duke manipuluar e diku tjetër duke grabitur.

Barbarët që po bëjnë me qëllim diçka të rëndësishme, shkëputjen e gjeneratës së dytë dhe të tretë nga Brandi , Madi in Albania, modifikimin e realitetit, dhunimin intelektualë të specialistëve më të mirë që Perëndimi ka formuar, jo Banda……

Shqiptarë hap sytë , mos harro me kë ulesh në tavolinë, këta ju bënë të merrni arratinë .
Ata të 1990 dhe këta të rinjtë që janë akoma më të rrezikshëm, sepse këta hiqen sikur kanë studiuar në Perëndim por grabitjet e pasurisë i realizojnë si në mesjetë.
Ka shpresë, duhet të besojmë .
Ka shpresë duhet ti heqim votën, atë që i mban në pushtet.

Bëjini bllok në rrjetet sociale,abandononi gazetarët e regjimit 75-vjeçar.
Ata që mbajnë me ajër bosh, propagandën 75 vjeçare.( 1947-2022)
Bëjeni sot.

Share: