Home KRYESORE Drama e një familjeje që lufton fort për të përballuar të nesërmen.

Drama e një familjeje që lufton fort për të përballuar të nesërmen.

” TRE DIMRAT”

Nga Edmira Xhaferi

Një dramë ku lufta nuk të thyhen, packa ” zhurmës” së armëve dhe forcës buçitëse të ulërimave të ushtarëve për t’ju përpjekur nënshtrimit të femrës. Është e prekshme thirrja e gjakut e rëndesa e vendit ku ti ke lindur , packa se përpiqen të të mohojnë ekzistencën .

Stacionet e historisë nëpër tre vite kyçe të sjellin në mëndje atë që kemi kaluar nëpërmjet fjalëve e shkrimeve të ndryshme , por dhe atë që bashkë kemi ndarë kur vendi la pas diktaturën e gjaku thërriste të zgjonte historinë e brezave .

Dhe forca e gruas , edhe kur vendimet kishin iluzionet e veta , fliste me zë të lartë dhe përcillte këmbënguljen se vatra e paraardhësve ishte themeli i ndërthurjes së historisë së brezave që në vitin 1945, kohë kur komunistët vinë në pushtet e deri në vitin 2011, kohë kur duan të flasin aspiratat për në BE.

Një dramë – puzzle e tëra , e përcjellë e fortë nëpër aktrimin e padiskutimtë të yjeve shqiptarë. Nëpër fuqinë e fjalës së tyre dhe talentin për të depërtuar në mëndjen dhe zemrën e secilit prej spektatorëve , duartrokitjet së fundi kallëzuan njëzëri se teatri i vërtetë na kishte munguar.

EDMIRA XHAFERI
Tiranë, më 26.02. 2022.

Share: