Home KRYESORE Kjo luftë duket sikur nisi shekuj më parë…

Kjo luftë duket sikur nisi shekuj më parë…

Nga Gladiola Busulla


A mund të shihemi në pasqyrë
e të mos ndiejmë turp
që jemi gjallë?!
Sytë pasqyrojnë dhembje.
Për jetët që shuhen përgjithnjë.
Frymë që mbështillen me frikë.
E në shkretëtirën e fatit zhyten thellë.
Idem si shekuj më parë.
Plumbat gëlltisin një e nga një
muzgjet dhe agimet –
e mbarsura me flakë.
Yjet rrokullisen të ndalin granatat.
Luftë, gjak, rrëke zjarri, çmenduri….
Njerëzimi vdes çdo ditë nga pak.
Prej megalomanëve të pangopur.
Që shpirtin ia shitën djallit në ankand.
Dhe toka e lodhur… e plakur,
S’ka më fuqi të klithë a të qajë.
Për fushat e qëndisura me diej
për Ukrainën krenare, për të bukurin Kiev.
Luledielloret i buzëqeshin qiellit
dhe i falen me çiltërsi.
Faleminderit Zot i botërave
që nuk na linde njeri!

Share: