Home Gjeo-Ekonomia Rama: Çmimi i naftës është rritur kudo, por do vazhdojmë me rritjen...

Rama: Çmimi i naftës është rritur kudo, por do vazhdojmë me rritjen e rrogave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të enjte për rritjen e çmimit të naftës, benzinës dhe gazit. Ka qenë një koment i një qytetari, i cili donte të dinte arsyen përse qeveria duhet të vendosë një çmim të lartë ndërsa Shqipëria është vendi më i varfër në rajon, që ka sjellë reagimin e Ramës një qytetar përmes një postimi në Facebook. Në përgjigjen e tij, kreu i ministrave tha se rritja e çmimit të naftës nuk është problem vetëm i Shqipërisë, ndërsa për rrogat theksoi se do të ketë sërish rritje.

“Rritja e çmimeve është një problem i përgjithshëm sot, mjafton të shihni Kosovën për të mos shkuar me larg, ndërkohë që siç kam premtuar ne po mbajmë më shumë kosto për buxhetin, mburojën mbi çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë e biznesin e vogël, që kudo ka kërcyer e po kërcen lart! Sa për rrogat ato janë rritur e do vazhdojnë të rriten, por rritja e rrogave nuk bëhet sipas dëshirës sonë, pasi unë i pari do doja t’i rrisja menjëherë të gjitha, por çdo rritje jashtë mundësive, do të thotë falimentim total në pak muaj si në kohën e Sudës, prandaj duhet punë e durim, për t’u ngjitur me këmbë në tokë s’ka asnjë rrugë tjetër të sigurtë”, përgjigjet kryeministri, Edi Rama.

Nafta së fundmi duket se po i afrohet nivelit të 200 lekë për litër. Në disa pika të karburanteve në kryeqytet nafta shitet për 193 lekë, duke u shtrenjtuar me gati 8 lekë në raport me rritje e fundit. Rritja ka vijuar edhe për benzinën./lapsi.al

Share: