Home KRYESORE Rusia sjell luftëanije, raketa hipersonike e avionë në Mesdhe!

Rusia sjell luftëanije, raketa hipersonike e avionë në Mesdhe!

Rusia planifikon stërvitje të marinës në Mesdhe dhe ka zhvendosur bombardues dhe avionë të pajisur me raketa hipersonike në bazën e saj në Siri, kanë raportuar agjencitë ruse të lajmeve RIA dhe TASS.

Stërvitjet do të përfshijnë disa flota ruse dhe do të marrin pjesë në pjesën lindore të Mesdheut, cituan ata të thoshte ministria ruse e mbrojtjes.

Më herët të martën, Rusia njoftoi planet për një stërvitje të ngjashme në detin Barents.

Tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë kanë arritur pikën e vlimit. Inteligjenca amerikane parashikon një sulm të rusëve në Ukrainë ditën e nesërme. Putin thotë se nuk planifikon të pushtojë Ukrainën, por kërkon që ti premtohet se ky vend nuk do të anëtarësohet në NATO. Nga Xho Bajden deri tek Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Erdogan janë përpjekur të ulin tensionet duke komunikuar me Putin, por situata duket ende e nderë. Rusia po shton presionin në disa pika të nxehta globale duke aktivizuar ushtrinë. Qëllimi: Raketat e NATO-s nuk mund të vendosen në Ukrainë, ngjitur me kufirin rus. /Lapsi.al

Share: