Home Approccio Italo Albanese Italia nuk i lehtëson masat anti-Covid ndaj Shqipërisë, kushtet për të udhëtuar

Italia nuk i lehtëson masat anti-Covid ndaj Shqipërisë, kushtet për të udhëtuar

Italia ka vendosur të mos t’i ndryshojë rregullat e udhëtimit për të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të fluturojnë drejt vendit fqinj.

Ambasada e Shqipërisë në Itali ka bërë të ditur se me urdhër të ministrisë së Shëndetësisë dhe vendimeve të sotme të qeverisë italiane, rregullat për të udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të Italisë nuk kanë ndryshuar.

Mësohet s rregullat do të jenë në fuqi deri më 31 mars.

Lajmi është bëri i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të ambasadës italiane në “Facebook”, ku theksohet se rregullat në fuqi do të shtyhen deri më datë 31 mars.

Shtetasit shqiptarë të cilët do të duan të udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Italisë, duhet të kenë statusin e rezidencës.

Ndërkohë që qytetarët shqiptarë që nuk janë rezident në Itali, mund të udhëtojnë drejt territorit italian vetëm për:

– nevoja pune;

– rrethana urgjence;

– motive shëndetësore;

– motive studimi;

– kthim në venbanim, banesë apo rezidencë të vetën, ose të personave, edhe jo bashkëjetues, me të cilët ka një marrëdhënie afektive të provuar e të qëndrueshme.

Udhëtari duhet të zbatojë:

-detyrimin e kryerjes dhe pajisjes gjatë udhëtimit me një test (tampon) molekular ose antigjenik negativ për Covid-19, i cili duhet kryer brenda 72 orëve para hyrjes në Itali;

-detyrimin e vetëkarantinimit 10 ditor sapo të ketë hyrë në Itali;

-detyrimin e kryerjes së një tamponi tjetër në përfundim të periudhës 10 ditore;

-detyrimin të plotësojnë një formular specifik të lokalizimit në format dixhital, përpara se të hyjnë në territorin italian ./Opinion.al

Share: