Home KRYESORE A e hoqën qafe Sergej Shoigu?

A e hoqën qafe Sergej Shoigu?

Nga Dritan Haxhiraj

🇺🇦🇷🇺Kanë kaluar 31 ditë që kur Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës. Dhe kanë kaluar 16 ditë që kur publiku ka vënë re se është zhdukur nga qarkullimi nëpër televizione ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu.

Në të vërtetë, siç theksoi fillimisht një burim i mirë informuarë, Shoigu nuk është shfaqur në publik ose në shtyp që nga 11 marsi 2022.
Duke kapur këtë detaj kësaj i shtohet një listë e gjatë emrash që po kërkojnë të eleminojnë pjesën që po mban peng popullin rus, emri i Ministritë dhe mos presenca e atij në media që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt është zero.
Përditësimet e fundit të lajmeve në profilin e tij të Ministrisë së Mbrojtjes datojnë më 11 mars.

Atë ditë, Shoigu telefonoi me homologun e tij turk Hulusi Akar dhe më pas shkoi në Spitalin Klinik Ushtarak Qendror Mandryka në Moskë, ku shpërndau çmime për ushtarët rusë që ishin “dalluar në operacionin ushtarak special”.

Përditësimi tjetër zyrtar i lajmeve për Shoigu daton më 18 mars. Sipas faqes së internetit të Kremlinit, ministri i mbrojtjes mori pjesë në një takim me presidentin rus Vladimir Putin dhe anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili u mbajt përmes Zoom. Kremlini nuk publikoi asnjë foto apo video të këtij takimi.
Po atë ditë, kanali televiziv i kontrolluar nga shteti Perviy Kanal transmetoi pamjet e Shoigut duke u dhënë çmime ushtarëve që morën pjesë në “operacionin special ushtarak”.Perviy Kanal pretendoi se çmimet po jepeshin “sot”, por burimet vunë re se pamjet përputheshin me videon që Ministria e Mbrojtjes kishte publikuar më 11 mars.

Siç vë në dukje ky burim , midis fillimit të pushtimit dhe 11 marsit, pati raportime se Shoigu merrte pjesë personalisht në ngjarje të ndryshme çdo ditë. Afati kohor për këtë periudhë është si më poshtë.

•24 shkurt, Shoigu nxorri udhëzime për të krijuar korridore të sigurta për ushtarët ukrainas që i dorëzonin armët dhe i tha ushtrisë që “të trajtonte me respekt”.

•25 shkurt,Shoigu u takua me ministrin armen të Mbrojtjes Suren Papikyan.
•27 shkurt,Shoigu u takua me Putinin, i cili lëshoi ​​udhëzime që forcat e parandalimit të Rusisë të viheshin në gatishmëri të lartë.
•1 mars,Shoigu mbajti një telefonatë konferencë me udhëheqjen e Forcave të Armatosura Ruse, gjatë së cilës ai deklaroi se ushtria do të vazhdojë “operacionin e saj special” në Ukrainë “derisa të arrihen qëllimet e saj”. Shoigu foli në telefon edhe me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë.
•4 mars,Shoigu foli me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres me telefon.

•8 mars,Shoigu pati një tjetër telefonatë me ministrin turk të mbrojtjes.

Shoigu, zakonisht është shumë aktiv në media. Me sa duket, imazhi publik i Shoigut është aq i rëndësishëm sa një shumëllojshmëri e gjerë njerëzish janë të përfshirë në PR-në e tij – nga punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes te gjeneralët e mëdhenj dhe kontraktorët privatë, shërbimet e të cilëve kushtojnë shume të konsiderueshme rublash.

Ndër të tjera, kur Shoigu mori postin e ministrit të Mbrojtjes në vitin 2012, shërbimi i shtypit i ministrisë filloi të punojë gjatë gjithë kohës, numri i stafit të tij u rrit ndjeshëm dhe zëvendësit e Shoigut u ngarkuan me monitorimin e mbulimit mediatik dhe parandalimin negativ të imazhit të tij në shtyp.

Pyetja e madhe është ku ndodhet Ministri I Mbrojtjes ruse? Sa drejtues të lartë shteti janë në anën e Perëndimitë? A ka nje listë të gjatë M-16 për rrëzimin nga brenda të Kremlinitë? A janë 7 mijë ushtarë rus të vrarë në 16 ditë, mjaftueshëm me gjysmën e ushtarëve të vrarë rus në Afganistan ( në 10 vite u vranë 14 mijë ushtarë) që hirarkia ruse të heq qafe zotin Putin?

Emrat e drejtuesëve kryesorë të FSB dhe Russia’s Foreign Intelligence Service (SVR) të eleminuar në harkun e 31 ditëve.

•Gjenerali Roman Gavrilov, drejtues I larte I Rosgvardia , e krijuare në 2016 përgjigjet esklusivishtë tek Presidenti.
•Serghej Beseda, Drejtori i Sherbimit të 5, pasardhësja e të frikeshmesë KGB.
•Anatolij Boluky Zv/ Drejtori I ( SH 5).

Share: