Home KRYESORE Celulë terroriste në Itali, zbulohen 4 shqiptarët, financonin Genci Ballën

Celulë terroriste në Itali, zbulohen 4 shqiptarët, financonin Genci Ballën

Katër shqiptarë janë vënë nën hetim nga autoritetet italiane pasi akuzohen për financim të veprimtarisë terroriste. Në arrest shtëpie kanë përfunduar Yljan Muca, 31 vjeç, Roland Leshi, 37 vjeç, Elsio Ramku, 33 vjeç, Roland Belba, 37 vjeç, banues në Bari, Adelfia dhe Rutigliano.

Mediat italiane shkruajnë se ata dyshohet se kanë mbledhur para dhe ia kanë dërguar për financim veprimtarisë terroriste të imamit, Genci Abdurrahim Balla, në një xhami në Tiranë.

Genci Abdurrahim Balla, i cili besohet se është i afërt me shoqatën e ISIS-it, tashmë është i dënuar me 17 vite burg për rekrutimin e dhjetëra luftëtarëve të dërguar në Siri.

Mediat italiane kanë zbardhur skemën e funksionimit të grupit. Ka qenë 31-vjeçari Muça promotori i nismës së grumbullimit të parave, Leshi dhe Ramku kishin rolin e ndërmjetësit dhe Belba, kunati i Muçës, ishte përgjegjës për transferimin e tyre.

Paratë dërgoheshin fizikisht nga vetë këta persona të cilët udhëtonin me kamion ose traget. Ndërsa kartëmonedhat i fshihnin brenda një çante.

Gjatë dy viteve të fundit, udhëtimet janë dokumentuar çdo dy muaj. Faktet e kontestuara datojnë në periudhën maj-korrik 2020.

Gjithashtu, në telefonin e njërit prej 4 të arrestuarve, në aplikacionin e mesazheve whatsapp, u gjetën dokumente me përmbajtje xhihadiste, audio propagandiste të ISIS./Opinion.al

Share: