Home KRYESORE Faleminderit Zonja e Madhe Madeleine Albright!

Faleminderit Zonja e Madhe Madeleine Albright!

Nga Mevi Rafuna

Ishe zëri ynë,kur ne nuk kishim më zë, ishe fjala jonë kur ne nuk mund të flisnim, një popull i lashtë i Ballkanit i përsekutuar prej shekujsh,ku edhe detet që na rrethonin nuk kishin ujë me kripë aq sa kishim derdhur lotë ne në tokën tonë, me ” mëkatin” e vetëm se ishim shqiptarë.
Erdhe dhe na i pa fytyrat tona të zbehura, të trishtuara nga tmerri dhe frika.

Barkëthatë e këmbëzbathur ne shqiptarët po e shënonim fundin e shek.XX që lirisht mund ta quajmë shekulli më ç’njerëzor dhe turpi i civilizimit të botës moderne.

I more me vete matanë Atlantikut,të gjitha ëndrrat tona, fjalët që i kishim përbi, gjumin që nuk arrinim ta bënim, të qarat e foshnjeve dhe klithmën e pleqve.

Erdhe dhe shkove për t’ia treguar botës tmerrin dhe tragjedinë që po na përbinte! Kur në vend të luleve tokën tonë e kishin mbuluar varret dhe kufomat pa varre që u bënë ushqim për sorrat.

Fjalët janë të pakta për të përshkruar Zonjë e Madhe sepse erdhe si një Hyjneshë tek ne në kohën kur erdhe zoti na kishte harruar.

Je frymëzim për çdo grua shqiptare, u bëre e jona dhe të gjithë shqiptarët kalimin tënd në amshim e pritën të trishtuar. Vepra jote do të jetoj përjetësisht kur ne do ju këndojmë brezave nëpër djepa historitë tona të dhimbëshme!

Faleminderit Zonjë e Madhe, shqiptarët i le me buzë në vaj me ikjen tënde!

Share: