Home KRYESORE Gjykata njohu Kuvendin e Berishës, vjen lëvizja e parë nga Komisioni i...

Gjykata njohu Kuvendin e Berishës, vjen lëvizja e parë nga Komisioni i Rithemelimit

Pas vendimit të gjykatës së Tiranës që njohu Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit, komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë një mbledhje këtë të premte në orën 14:00.

Kjo është lëvizja e parë e grupit mbështetës të Sali Berishës, vetëm pak orë pasi gjykata legjitimoi komisionin e Rithemelimit dhe vendimet e marra në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Sot në orën 11:10 Gjykata e Tiranës miratoi kërkesën e grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për të regjistruar ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e mbajtur në 11 Dhjetor të vitit të kaluar.

Ky vendimi i Gjykatës legjitimon Komisionin e Rithemelimit dhe Kuvendin e datës 11 Dhjetor të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Po ashtu ndër vendimet e Kuvendit të Sali Berishës ishte shkarkimi i Lulzim Bashës nga posti i kryetarit, ndërkohë që u pezulluan dhe strukturat drejtuese te PD-së, duke nisur që nga Kryesia./lapsi.al

Share: