Home KRYESORE Hetimet në Kadastrën e Durrësit, Kim: Presim hapa konkretë

Hetimet në Kadastrën e Durrësit, Kim: Presim hapa konkretë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaron se mirëpritur “raportin e paanshëm” të Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës.

Kim shkruan në “Tëitter”,  se priten hapa konkretë për të vënë përgjegjësit para drejtësisë, “për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe gjetkë në Shqipëri.”

Sipas diplomates amerikane, hapa të tillë do të tërheqin më shumë investime, përfshirë edhe nga SHBA.

“Mirëpresim raportin e Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës. Ne presim hapa konkretë për të nxjerre përpara përgjegjësit, për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe gjetkë në Shqipëri. Hapat e tillë do të tërheqin më shumë investime, përfshirë edhe nga SHBA. Ata gjithashtu do të bëjnë të qartë se Shqipëria është gati për t’u anëtarësuar në BE,”-shprehet Kim.

Një ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame foli në lidhje me kadastrën e Durrësit dhe nisjen e hetimeve të thelluara për abuzimet që janë bërë atje në 32 vite kanë nxjerrë një raport me shkeljet e detajuara që janë zhvilluar.

Share: