Home KRYESORE Inceneratorët/ Dalin emrat e parë, kush janë personat e arrestuar

Inceneratorët/ Dalin emrat e parë, kush janë personat e arrestuar

Kanë dalë emrat e parë të personave të arrestuar sot nga Policia, pas urdhrit të SPAK në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Disa urdhër-arreste u fimosën ngaProkuroria e Posaçme, dhe janë duke u ekzekutuar nga policia ndërkohë që aksioni është në vijim.

Sipas news 24 se bëhet fjalë për shtetasin Loran Dusha, administratori i inceneratorit të Fierit dhe Etleva Kondi. Kjo e fundit thuhet se është marrë me procedurat e inceneratorit të Fierit.

Akuzat penale ndaj tyre pritet të sqarohen në një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme, ashtu si edhe emrat e personave të tjerë për të cilët janë caktuar masa sigurie nga gjykata.

Kujtojmë se për çështjen e Inceneratorëve është arrestuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar administratorët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja./Opinion.al

Share: