Home KRYESORE LIRIA! Nga Alban BALA

LIRIA! Nga Alban BALA

Kujt i duhet liria vec atij qe s’e ka?
Liria – kjo heshtje e madherishme shansesh, deshirash
Nisjesh qe ndoshta s’do arrijne asnjehere
Ky udhetim i veshtire…

Liria eshte gjaku i trupit te qellimeve te mia
Por trupi im s’ka nevoje per liri.
Te jetosh do te thote te kerkosh rruge te verbta
Ku ti je drita. Drita nuk eshte liria.

Kujt i duhet liria vec atij qe s’e ka?
Ai qe e gezon padyshim s’eshte i lire.
Ai e ka blere lirine e tij me nje cmim
Qe nese eshte i shtrenjte atehere njeriu ben lire…

Liria eshte deshire per te ndertuar qellimet
Qe shfajesohen naive se u mungon liria…
Kujt i duhet liria per ta fituar lirine?

Share: