Home KRYESORE Mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi

Mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi

Nga Klodi Kadillari, Dokumentariste/Autore/Psikologe

Shpesh e kam shprehur se nuk ka një të tashme pa një të shkuar dhe për të njohur mirë personalitetin e dikujt duhet më parë të njihesh me të shkuarën e tij.

Faleminderit z. Thaçi që përmes këtij libri dëshmi unë si lexuese, si artiste, si psikologe njoha dhe u njoha më mirë me atë që fshihet brënda personalitetit tuaj qoftë në aspektin human, qoftë në atë njerëzor. 

Kur përmend emrin tuaj tashmë e di mirë se kujt po i drejtohem dhe prej nga vjen kjo fisnkëri dhe atdhe-dashuri pasi kur them i biri i Imerit më çon te origjina e babës së Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Terezës, më çon më pas në Gjakovën e Kuqe,të  kulturës dhe të idealistëve, më çon në të bukurën dhe të thepisurën Plav-Guci.

Imer Imer Thaçi ky emër që përsa i i përket vuajtjeve dhe persekutimeve më ngjason me Havzi Nelën por në një tjetër rrjedh pasi nga emri i Imerit mësova më shumë për lidhjet me Ahmet Zogun, Misionin Anglez, Komuniteti Shqipëria e Lirë deri te vdekja e tij ku këtu, më lind fjala e dëgjuar :-Fati i jetimit ndjek edhe të tjerët, apo jeta përfundon si e ke nisur… Imer Imeri rritet jetim pa babë dhe po të njëjtin fat e ka edhe Skënderi.

Do dëshiroja që të kisha lexuar personazhe të krijuara nga fantazia e shkrimtarve në këtë libër por fatkeqësisht jo, në familjen Thaçi kam të bëj me Rrustemin që vjen si një mallkim i perëndive si nga përndjekja në Shqipëri po më keq në ish-Jugosllavi, fryma të ndalet kur lexoj mbi vdekjen e tij dhe mënyra sesi u la i hedhur në rërë i pa varrosur, ku dërgoheshin nxënësit e shkollave për të parë forcën e sundimit jugosllav ndaj shqiptarve e deri te persekutimi i antarëve të familjes dhe shumë rëngjethëse kur tregohet se nuk i jepet ndihmë djalit të tij…

Ajo që më bën ta njoh tashmë më mirë Skënderin ështe se përmes tij shoh anën e trashëguar nga nëna e tij që për mua kjo grua ishte një heroinë dhe një shëmbull i gruas shqiptare. Nëna Bade nga portreti një grua me karakter të fortë dhe një nënë që i ushqeu fëmijët me frymën e dashurisë dhe të arsimimit edhe pse jeta me të ishte treguar e pamëshirëshme, (Unë përpara shumë viteve teksa xhiroja në Plav-Guci dokumentarin tim me TVSH-në dëgjoj në një takim në një shkollë fillore sesi Skënderi ky burrë me një fizik të lartë tregon sesi ishte burgosur së bashku me nënën dhe vëllain e tij binjak në burgun e Nikshiqit dhe torturat që kishte hequr nëna e tij, ku për një çast ngre kokën dhe shoh lot në sy dhe një mjekërr që dridhej pasi të tregosh për torturat është një traumë që edhe nëse shërohet kurrë nuk harrohet). E ndërsa sot që lexoj këto dëshmi e njoha nënën Bade pasi sot njoh Skënderin. Ajo që të impresionon e të lë pa fjalë është se në burg ku qëndrojnë binjakët Thaçi bashkë më nënën e tyre përbri është edhe gruaja e dajës e cila thërret kunatën e saj se ka lindur në burg dhe nëna Bade i thotë që emri i vajzës të jetë ‘Burge’. Nga këtu kuptohet se ky emër të bën të ndjesh një reflektim dhe njëherazi një kujtesë për mos harresë e gjithë asaj që ka përjetuar jo vetëm familja Thaçi por shumë shqiptarë që kanë përjetuar torturat në kohën e ish-jugosllavisë. 

Sot kur them Skënder i kam thënë të gjitha dhe duke të falenderuar ju edhe z. Mariana Graf për kontributin tuaj si në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi ju uroj që ky mision i juaj mos të ndalet dhe ky rrugëtim human të shënohet në historinë e vëndit tonë, pasi historinë e bëjnë jo ata që bërtasin për nacionalizëm, por historia bëhet tek ata që e duan vendin në heshtje dhe në rënkime.

Jeta të paska treguar se vuajtja të bën njeri të madh o miku im Skënder Thaçi.

Zoti të bekoftë o shqiptar i shqipërisë së madhe.Na ke dhënë një fakt historik që si dokumentariste do jetë në interesin e çdo kolegu regjisor.

Share: