Home KRYESORE Ndodhi dhe kjo me doktor Skerdin tek “Shihemi në gjyq”, Kiçja: Turp...

Ndodhi dhe kjo me doktor Skerdin tek “Shihemi në gjyq”, Kiçja: Turp të ketë njëherë

Kristiana Ndreçka, e njohur gjerësisht si Kiçja ka thirrur në seancën e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” doktor Skerdi Farian. Në këtë përballje të tyre në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan bëhet fjalë për një kontratë bashkëpunimi të firmosur mes tyre për procedurat kirurgjikale dhe një kontratë mjekësore. Kiçja pretendon se doktori e ka gënjyer lidhur me këtë promocion që ajo ka fituar në rrjetet sociale.

Kiçe: Unë kur zoti Skerdi, doktori jonë i famshëm,  e kam pas dashur shumë si njeri dhe e kam respektuar shumë, por më doli i pabesë, më gënjeu. Turp të ketë njëherë, por nejse se do flasë dhe ai.

Eni Çobani: Kush është njohja juaj me zotin Faria?

Kiçe: Nga rrjetet sociale. Siç e thashë, jam e njohur, jam e ndjekur, shumë e njohur.

Eni Çobani: Por çfarë bëni ju në jetë, më fal që ju pyes?

Kiçe: Me rrjetet sociale, për momentin menaxhoj një lokal. Jam njohur me doktorin në Instagram sepse ky hodhi në faqen e vet një “giveaëay” për hundën sepse e kam pasur pak të madhe, problem, defekt njerëzor, më kupton, ashtu ma krijoi Zoti. Edhe, zotëria s’ka parë hundën e vet njëherë, do shikojë hundët tona, po nejse.

Eni Çobani: Për hundën e doktorit e ke problemin?

Kiçe: Po.

Ardit Gjebrea: Në rregull e ka hundën ai Kiçe, më fal se e kam dhe në profil, e ka hundën në rregull.

Eni Çobani: Ai e pëlqen hundën e tij siç është, flasim për ju tani.

Kiçe: Nejse se jam shumë e mërzitur dhe nuk di si t’ia shpreh mërzitjen.

Ardit Gjebrea: Dhe të duket edhe hunda e tij e madhe?

Kiçe: Po. Ai s’ka rregulluar hundën e vet, do rregullojë hundën time, të tjetrit e tjetrit.

Ardit Gjebrea: Ty ta ka rregulluar.

Kiçe: Kur ka qenë 2019, ka hedhur një “giveaëay” në faqen e vet. Unë nuk e njihja doktorin, as ai nuk më njihte mua.

Eni Çobani: Dhe ju morët pjesë pikërisht te ky “giveaëay”?

Kiçe: Po, isha jashtë në Greqi, erdha në Shqipëri, e bëra operacionin e hundës, tani firmosa një kontratë. Ja tek e kam kontratën./tvklan.al

Share: