Home Gjeo-Ekonomia Negociatat me Rusinë, Zelensky: Ky është vendi i duhur për të gjetur...

Negociatat me Rusinë, Zelensky: Ky është vendi i duhur për të gjetur paqen

Izraeli po bën përpjekje për të ndërmjetësuar krizën midis Ukrainës dhe Rusisë dhe potencialisht mund të jetë një vend për bisedimet e ardhshme, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Kryeministri i Izraelit, z. Bennett po përpiqet të gjejë një mënyrë për të zhvilluar bisedime,” tha Zelensky në një video-mesazh drejtuar popullit ukrainas të dielën.

“Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tij, në mënyrë që herët a vonë të fillojmë të kemi bisedime me Rusinë, ndoshta në Jerusalem”. “Ky është vendi i duhur për të gjetur paqen, nëse është e mundur,” tha ai.

Komentet e Zelensky-t erdhën pasi ai iu drejtua parlamentit të Izraelit me lidhje skype të dielën./Opinion.al

Share: