Home KRYESORE Një ofertë për tradhëti kombëtare ?!

Një ofertë për tradhëti kombëtare ?!

Nga Nebil Çika

Berisha ka deklaruar sot se “Gazprom” kompania ruse e gazit dhe karburanteve ka tentuar ta korruptojë me shuma marramendëse për të ndaluar apo sabotuar gazsjellësin TAP kur ai ishte kryeministër.”

Kjo tentative e korruptimit të kryeministrit të Shqipërisë nga një kompani e huaj, për me tepër ruse , përbën një skandal të madh dhe jep alarmin për mundësinë e kompromentomit apo rekrutimit nga kompnitë ruse apo shebimi sekret rus të politikanëve e zyrtarëve të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.

Z. Berisha nuk dha sqarime se nga kush dhe në çfarë forme e mënyre e kishte marrë ofertën korruptive nga Gaspromi rus . Nuk tha gjithshtu në se e kishte denoncuar këtë tentativë korruptimi dhe personat që ja kishin ofruar atë tek institucionet e sigurisë kombëtare dhe drejtesisë.

Mendoj se deklarat e sotme z. Berisha duhet të trajtohet me një herë me seriozitet nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë pasi tentativa të tilla korruptimi janë një rrezik i madh për sigurinë tonë kombëtare dhe të NATO -s , në fakt bëhet fjalë për një ofertë për tradhëti kombëtare .

Në se z. Berisha e ka refuzuar, siç thotë ,ofertën e Gazpromit , politikanë e zyrtare të tjerë mund ta kenë pranuar atë . Prandaj hapja një hetimi serioz për jete çështje në veçanti dhe për lidhje të mundshme apo tentativa korruptimi të politikanëve e zyrtare të shtetit , por edhe të tjerë personave me ndikim publik është emergjencë kombëtare në kushtet kur Ballkani Perëndimor përcaktohet nga NATO si rreziku i dytë më i madh rus pas Ukrainës.

Media shqiptare ka dhënë pak rëndësi kësaj deklarate të Berishës por në se do ta kishte bërë një politikan në çdo vend tjetër të botës do të ishte trajtuar si megaskandal.

Share: