Home Gjeo-Ekonomia Një popull që nuk ka turp dhe lartëson kriminelët!

Një popull që nuk ka turp dhe lartëson kriminelët!

(Ministri i Mbrojtes në Serbi Vulin duke nderuar Millosheviçin)

Nga Mevi Rafuna

Nëse mendojmë që do arrijmë “paqe” me Serbinë jemi naiv. Kur e gjithë struktura politike e Serbisë është pasardhëse e politikës së Millosheviçit.
Përderisa lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është duke ndodhur, po të mos ishin trupat e NATOs në Kosovë,moti do ishim të sulmuar.

Madje do bënin edhe ma zi sesa në luftën e fundit po të kishin mundësi. Boshti sllavo -ortodoks në krye me Serbinë janë Albanofob të përbetuar. Kot shtiren progresist, sepse nuk mund të ketë progres kur populli serb në vend që të distancohet e të kërkojë falje për krimet në Ballkan,ata vazhdojnë të ngrisin mite mbi bëmat e kriminelëve të tyre,duke ju dhënë dekorata të gjallëve dhe duke i nderuar me emra rrugësh e institucionesh të vdekurve.

Sheh stadiumet serbe të futbollit me tifozët e tyre tek bëjnë thirrje dhe këndojnë në grup “vritne, vritne shqiptarin”.

Sepse për serbët shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur,por jo nga vdekja natyrale.

Ata janë të pangopur me gjak shqiptarësh,të pangopur me gjak foshnjash shqiptare në djepa.
Ne po e shohim se si po vepron regjimi i Putinit në Ukrainë, por tek ne krimet ishin dhe më mizore,tek ne bënë çdo gjë që i tejkalon përmasat e mizorisë.

Por fati ynë i mbrapsht është se çdoherë duhet një palë e tretë të na i zgjidh çështjet.

Pasi që ne ishim të pafuqishëm dhe të zënë me luftën e brendshme për pushtet dhe as nuk u padit Serbia për gjenocid ndaj shqiptarëve, e as të gjithë kriminelët serb nuk u dënuan para gjyqit ndërkombëtar.

Siç jemi naiv dhe të harruam se në Ballkan ekziston Albanofobia, dhe nëse munden do na zhbënin nga ky planet.

Sidoqoftë ne vazhdojmë me keqqeverisjen në të gjithë hapsirën shqiptare,me patriotizmin tallava dhe urrejtjen dhe përçarjen e brendshme,të cilën na e sponzorisojnë armiqtë tanë përmes individëve,grupacioneve,OJQ-ve,imamëve të ndryshëm.

Share: