Home KRYESORE Privatizimi i kompleksit Partizani,Balla:Jam informuar nga Kraja dhe për Berishën

Privatizimi i kompleksit Partizani,Balla:Jam informuar nga Kraja dhe për Berishën

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar Socialist se ka marrë informacion nga kreu i SPAK Arben Kraja në lidhje me hetimin për privatizimin e kompleksit Partizani.

Balla tha se për këtë çështje ka kërkuar informacion për disa shtetas, mes tyre edhe për Sali Berishën, dhe është gati të dëshmojë sërish për ato që di.

“Prokuroria e Përgjithshme është institucioni që ka në ligj përfaqësin e prokurorisë në marrëdhënie me institucionet e tjera. Kam kërkuar informacion për hetimin ndaj disa shtetasve ndër to edhe Sali Berishës për privatizimin e kompleksit Partizani. Jam informuar nga Kraja që për këtë çështje është regjistruar një procedim penal, Shpresoj që të më thërrasin që të jap gjithçka që di. Kam marrë informacion edhe për çështjen tjetër. Jam informuar se një qytetar, sa i përket aferës që çështjet janë bashkuar. Sipas tyre prokuroria e Tiranës”, deklaroi Balla.

Në lidhje me Partinë Demokratike, Balla deklaroi se për sa kohë Reforma Zgjedhore u miratua kjo do të thotë se ka pasur komunikim me palën tjetër.

“Për ne është shume e rëndësishme reforma zgjedhore. Sa kohë që objekti i punës për Reformën Zgjedhore u miratua me konsesus kjo do të thotë që ka pasur komunikim. Shpresoj që nesër të kemi mundësi të kemi emrat për të vazhduar punën me komisionet. Kemi dy komisione deri tani”, u shpreh ai./Opinion.al

Share: