Home KRYESORE Publikohen të dhënat nga censusi në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët përbëjnë 29.52%...

Publikohen të dhënat nga censusi në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët përbëjnë 29.52% të popullsisë

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë grupi i dytë më i madh etnik në vend. Enti Shtetëror për statistika në Maqedoni sot ka nxjerrë rezultatet e regjistrimit të popullsisë. Shqiptarët janë 29.5% në popullsinë e përgjithshme, ndërsa në qytetin e Shkupit ata përbejnë 22.8% (nga 20.04% në 2002). Numri total i popullsisë me atë jorezidente apo diasporën është 2.1 milionë.

Nga këta 2.milionë banorë: 54,21% janë maqedonas, 29,52 për qind janë shqiptarë, 3, 98 turq, 2.34 romë, 1,18% serbë, 0,87 boshnjak dhe 0,44 vlleh./Lapsi.al

Share: