Home Gjeo-Ekonomia “Rusët nuk po tërhiqen, ata po përgatiten …”, shefi i NATO-s jep...

“Rusët nuk po tërhiqen, ata po përgatiten …”, shefi i NATO-s jep alarmin

NATO Secretary General Jens Stoltenberg

Forcat ruse po rigrupohen për sulme të mëtejshme, paralajmëron NATO

Forcat ruse në Ukrainë nuk po tërhiqen, por po rigrupohen, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg; duke komentuar njoftimet e Moskës për një ulje të operacioneve ushtarake rreth Kievit.

Sipas Reuters, Stoltenberg tha gjithashtu se aleanca ende nuk është bindur se Rusia po negocionte me mirëbesim në bisedimet e paqes në Stamboll, sepse objektivi ushtarak i Moskës që nga fillimi i pushtimit të saj në Ukrainë nuk ka ndryshuar.

Sipas inteligjencës sonë, njësitë ruse nuk po tërhiqen por po ripozicionohen. Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit.

Moska thotë se tani po fokusohet në “çlirimin” e rajonit të Donbasit – dy provinca juglindore të kontrolluara pjesërisht nga separatistët që Rusia ka mbështetur që nga viti 2014.

Në të njëjtën kohë, Rusia ruan presionin ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera.

Pra, ne mund të presim veprime sulmuese shtesë, duke sjellë edhe më shumë vuajtje… Nuk kemi asnjë ndryshim real në objektivin real rus… ata vazhdojnë të ndjekin një rezultat ushtarak. Ai tha gjithashtu se aleatët e NATO-s do të vazhdojnë t’i ofrojnë armë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

360grade.al

Share: