Home Gjeo-Ekonomia SHBA dhe BE nënshkruajnë marrëveshjen për frenimin e varësisë së gazit dhe...

SHBA dhe BE nënshkruajnë marrëveshjen për frenimin e varësisë së gazit dhe naftës nga Rusia

U.S. President Joe Biden and European Commission's President Ursula von der Leyen shake hands after speaking about steel and aluminium tariffs, on the sidelines of the G20 leaders' summit in Rome, Italy October 31, 2021. REUTERS/Kevin Lamarque

U.S. President Joe Biden and European Commission’s President Ursula von der Leyen shake hands after speaking about steel and aluminium tariffs, on the sidelines of the G20 leaders’ summit in Rome, Italy October 31, 2021. REUTERS/Kevin Lamarque

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kanë nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen për të reduktuar varësinë e naftës dhe gazit, nga Rusia.

Paneli i kryesuar nga përfaqësues nga Shtëpia e Bardhë dhe Komisioni Evropian, do të synojë të gjejë furnizime alternative të gazit natyror të lëngshëm dhe të reduktojë kërkesën e përgjithshme për gaz natyror nga Rusia.

Kjo marrëveshje do të bëjë që SHBA t’i sigurojë BE-së të paktën pesëmbëdhjetë miliardë metra kub karburant shtesë – të njohur si LNG – deri në fund të vitit. Blloku tashmë ka thënë se do të shkurtojë përdorimin e gazit rus si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Rusia aktualisht furnizon rreth 40% të nevojave të BE-së për gaz. Shkurtimi i mbështetjes do të nënkuptojë rritjen e importeve dhe gjenerimin e më shumë energjive të rinovueshme. Synimi afatgjatë është të sigurohet, të paktën deri në vitin 2030, rreth 50 miliardë metra kub në vit gaz shtesë amerikane.

Marrëveshja u njoftua ditën e sotme gjatë një vizite tre-ditore të presidentit amerikan Joe Biden në Bruksel. Zoti Biden dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen diskutuan pushtimin rus të Ukrainës dhe ofruan mbështetje të re për Kievin.

Lufta e Rusisë me Ukrainën ka ndihmuar në shtyrjen e çmimeve të energjisë në nivele rekord. Çmimet e energjisë tashmë po rriteshin përpara pushtimit pasi ekonomitë filluan të rikuperoheshin nga kriza e Covid. Varësia e Evropës nga gazi dhe nafta ruse ka rezultuar një pikë e madhe pengese në përpjekjet perëndimore për të ndëshkuar Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë. Ndërsa SHBA-ja ndaloi importet rus.

Top Channel

Share: