Home Gjeo-Ekonomia Zelensky në kongresin amerikan: Kujtoni 11 shtatorin kur mendoni për Ukrainën

Zelensky në kongresin amerikan: Kujtoni 11 shtatorin kur mendoni për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hapi fjalimin e tij në Kongresin amerikan duke lavdëruar trimërinë e popullit ukrainas duke thënë se “fati” i vendit të tij po vendoset pikërisht tani kur është pushtuar nga Rusia.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka thënë politikanëve amerikanë që të kujtojnë sulmet terroriste të 11 shtatorit kur të mendojnë për Ukrainën.

Duke folur në gjuhën ukrainase, Zelensky i kishte thënë më parë Kongresit: “Fati i vendit tonë po vendoset, fati i popullit tonë, nëse ukrainasit do të jenë të lirë… Rusia ka sulmuar jo vetëm ne, jo vetëm tokën tonë, jo vetëm qytetet, ajo shkoi në një ofensivë brutale kundër vlerave tona./Opinion.al

Share: