Home Gjeo-Ekonomia 40 vende mblidhen për Ukrainën: Rusia do shohë forcën e bashkimit!

40 vende mblidhen për Ukrainën: Rusia do shohë forcën e bashkimit!

Përfaqësuesit e më shumë se 40 vendeve mblidhen sot në Gjermani, në një takim të organizuar nga SHBA për të diskutuar luftën në Ukrainë.

Në fokus të tij është armatosja e Kievit në përpjekje për t’u mbrojtur nga një sulm vendimtar rus në lindje të Ukrainës. Takimi që zhvillohet në bazën ajrore të Ramstein, drejtohet nga sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili vetëm dy ditë më parë vizitoi Kievin kun ë krah të shefit të diplomacise amerikane, Antony Blinken, premtoi shtimin e mbështetjes amerikane lidhur me përpjekjet e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy për luftën në vendin e tij.

Austin u shpreh më herët i bindur se me armatimet e duhura, Ukraina mund ta fitojë këtë luftë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Gjenerali Mark Milley, sqaroi se qëllimi kryesor i bisedimeve ishte sinkronizimi dhe koordinimi i shtimit të asistencës së sigurisë për Kievin që përfshin armatim të rëndë, si dhe dronë luftarakë dhe municione.“Javët e ardhshme do të jenë kritike. Ata kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme në mënyrë që të jenë të suksesshëm në fushën e betejës. Dhe ky është me të vërtetë qëllimi i kësaj konference”, tha ai.

Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se Rusia do të mbështetet kryesisht tek sulmet me artileri, në përpjekje për të goditur pozicionet ukrainase gjatë ofensivës së saj në lindje të vendit. Sipas tyre ndërkohë, shumë njësi ruse janë dobësuar, me disa që kanë humbur rreth 30% të ushtarëve, një nivel që konsiderohet shumë i lartë nga ushtria amerikane për të vazhduar luftimet. .Sipas vlerësimeve të zbulimit britanik, rreth 15,000 ushtarë rusë janë vrarë në konflikt, ndërsa janë shkatërruar 2,000 automjete të blinduara, përfshirë rreth 530 tanke, si dhe 60 helikopterë dhe avionë luftarakë.

Top Channel

Share: