Home KRYESORE Aqif Rakipi flet pas sanksioneve të SHBA-së: Ma bëri Lulzim Basha

Aqif Rakipi flet pas sanksioneve të SHBA-së: Ma bëri Lulzim Basha

Ish-deputetit i PS Aqif Rakipi ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili dy ditë më parë e shpalli person  “non grata”.

Për  “5 pyetjet.al  ai u shpreh se vendimi është politik dhe se për këtë fajëson Lulzim Bashën.

Intervista e plotë me Aqif Rakipin

A keni një koment për sanksionet e SHBA-së?
Nuk kam asnjë koment. As kam lidhje me atë pjesë fare.

A do ta ndiqni në hapa ligjorë?
Do ta shoh. Nuk kam asnjë lloj gjëje nga ata që thuhen. Të shohin a kam llogari bankare në Amerikë, a bëj biznes. Nuk kam biznes këtu dhe jo më andej.

SHBA ju cilëson si “ish-deputet famëkeq”, a do të kërkoni prova, ku bazohet?
Do i shoh.

Nuk do të nisni një proces gjyqësor?
Do të shikoj cfarë do të bëj. Do të interesohem.

A mendoni se është politike?
Po.

Po kë fajësoni?
Lul Basha e ka merakun.

Mendoni se është goditje nga Basha?
As që bëhet llaf.

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpalli sanksione ndaj ish-deputetit Aqif  Rakipi, si dhe pronarit të televizionit Ora Neës, Ylli Ndroqi .

Rakipi përshkruhet si një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit.” thuhet në njoftim, ku shtohet se ish-deputeti ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të emëruar zyrtarë publikë në Elbasan dhe në Tiranë.

Më tej thuhet se Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale nën një pseudonim./Opinion.al

Share: