Home KRYESORE Drogë, seks e vrasës me pagesë/ Pse aplikacioni i Telegramit po “çmend”...

Drogë, seks e vrasës me pagesë/ Pse aplikacioni i Telegramit po “çmend” njerëzit dhe si të ruheni

Duke qenë se Dark Web është ekspozuar jo pak herë nga autoritetet, organizatat kriminale nuk janë ndalur së kërkuari mënyra të reja për të arritur tek njerëzit.

Telegram është aplikacioni që po përdoret masivisht së fundmi. Kjo e gjitha për arsye se ruan privatësinë, ndryshe nga rrjetet e tjera sociale të komunikimit.

Hacker-at panë parajsën në këtë apikoacion komunikimi pasi aty krijonin grupe për të ofruar gjërat e paligjshme, si para të falsifikuara, karta krediti, të dhëna persona dhe drogë.

Nuk mungojnë as ofrimet e shërbimeve seksuale. Kreu i laboratorit kërkimor të Amerikës Latine ESET, Camilo Gutierrez Amaya shprehet se vetëm duke u bërë pjesë e grupeve mjafton të kesh akses në këto shërbime të jashtëligjshme që ofrohen.

“Unë hyra vetëm një herë në një nga këto grupe, pashë që kishte njerëz që ofronin shërbime seksuale dhe kjo më dukej e çuditshme dhe u largova.

Tregu i ri ilegal ka bërë që aplikacioni të ketë tashmë mbi 500 milionë përdorues.

Drogë, s*ks e vrasës me pagesë/ Pse aplikacioni i Telegramit po

Kriminelët po përdorin mbrojtjen themelore të privatësisë në Telegram si dhe përdorimin e rrjetit privat virtual (VPN) dhe mjeteve të tjera për të shmangur kapjen e tyre, gjë e cila ndërlikon gjurmimin e atyre që përdorin Telegram për qëllime keqdashëse, tregon María Sol González, një eksperte në shkencat kompjuterike.

Ajo shton se edhe nëse pajisjet do të sekuestroheshin, nuk ka gjasa që të kishte prova të mjaftueshme ose të forta në pajisje për shkak të aftësisë për të vendosur që mesazhet të zhduken pas një kohe të caktuar.

Megjithatë problemi nuk janë platformat si Telegrami, por njerëzit që i përdorin për qëllime keqdashëse.

Hetuesit shprehen se, telegrami nuk është i panjohur për problemin dhe ka disa fjalë kyçe që nuk mund të gjenden në grupet që krijohen, por mënyra se si komuniteti kriminal e shmang këtë është duke formuar fjalë të reja në mënyrë që produktet dhe shërbimet të mbeten në kërkim.

Përveç kësaj, Telegrami lejon përdoruesit e tij të raportojnë listat ose grupet ku kryhen veprime të paligjshme dhe i bllokon ato pas verifikimit.

Edhe pse ky aplikacion është mjaft i sigurt, ai nuk mund t’i shpëtojë hakerimit ndaj serverëve të tij.

360grade.al

Share: