Home KRYESORE I dënuar me 17 vite burg/ Becchetti kërkon pafajësinë, ankimon vendimin e...

I dënuar me 17 vite burg/ Becchetti kërkon pafajësinë, ankimon vendimin e Shkallës së Parë

Sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, i dënuar me 17 vite burg për pastrim parash, evazion, vjedhje me atë të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimi të dokumenteve ka kërkuar sot pafajësinë, duke ankimuar vendimin e Shkallës së Parë.

Ankim kanë dorëzuar edhe të pandehurit e tjerë. Çështja pritet të regjistrohet në Gjykatën e Apelit.

56-vjeçari u vu në qendër të hetimeve shtatë vjet më parë, kurse pas shumë dorëheqjesh të prokurorëve akuza u përqafësua nga prokrurorët Elizabeta Imeraj, Mirela Cano dhe Leonard Filopati.

E ëma e Becchettit, Lilajna Kondomiti u dënua për pastrim parash me 8 vjet burg dhe njësoj Erjona Troplini, kurse italiani tjetër Mario de Renzis u dënua me 16 vite burgim. Gjithë hetimi përfshin jo vetëm punimet për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivacit por edhe mënyrën se si u legjitimua pjesëmarrja e një operatori tjetër Deutche Bank që solli kongrata të tjera me shoqëri që zotëroheshin nga nëna dhe vjehrra e Becchettit.

Hetimet treguan se de fakto administrator i shoqërisë Energji ishte Becchetti dhe se dy prej tyre kishin të njëjtat zyra, arkive, financier kurse dy të tjera ekzistonin të ndara vetëm në dokumente pasi në realitet ishin të njëjta.

Sakaq Francesco Becchetti ka fituar një proces në arbitrazh.

Top Channel

Share: