Home KRYESORE ILIADA, ODISEJA, ENEADA, PËRRALLA TË KLONUARA KEQ

ILIADA, ODISEJA, ENEADA, PËRRALLA TË KLONUARA KEQ

Nga Saimir Lolja

​​​Dielli është drita e jetës mbi Tokë dhe prandaj arbërit nderonin diellin. Shekulli V e.s. qe shekulli kur perandorinë e ndritur romake, e cila nderonte diellin, e mbuloi përfundimisht cipafetare e krishterë. Caku i Errësimit, domethënë i mos nderimit të diellit, qe Marrëveshja e Milanos më 313 e shpallur prej perandorit romak ilirit Flavius Valerius Constantinus. Pjesa perëndimore e saj u fik në vitin 476 kurse ajo lindore vazhdoi e mugët deri më 1453. Me zhdukjen dhe djegien e tërë shkollave, universiteteve e bibliotekave Europës i ra një errësirë që do t’i mbahej të paktën 1000 vite. Si me magji, nuk pati më qytete e pastërti por vetëm kasolle me kashtë e baltë. Të vetmit që lexonin e shkruanin me porosi ishin murgjërit. Qëllimi ishte të harrohej qytetërimi dhe zhvillimi i mëhershëm i njerëzimit dhe të mbushej boshllëku për të shkuarën me njëpërfytyrim të gënjeshtërt për të.

Në shekullin V murgu Fabius Planciades Fulgentius botoi nëlatinisht për murgjërit e tjerë librin Mythologiæqë fjalë për fjalë domethënë Shkenca e të Pavërtetës. Meqenëse ay libër nuk do tëanonte peshoren po të ishte vetëm, në të njëjtën kohë u krijuan edhe vjershat Iliada, Odiseja dhe Eneada. Për dy të parat caktuan si autor emrin Homer dhe shekullin VIII p.e.s. Tjetrën ia caktuan vjershëtarit romak Publius Vergilius Maro (70 – 19 p.e.s.) ndërkohë që prej tij ishte vjersha blegtore ILLYRUS dhe ajo bujqësore ARBANUS. Jetëshkrimi i tij mbetet i mjegullt. Vjershat e tij janë ndryshe nga Eneada edhe si lloj edhe si përmbajtje. Titullin e vjershës blegtore e kaluan në Eclogae kurse atë bujqësore në Georgica. Që të shtohej vërtetësia e dëshiruar me kalimin e shekujve, vjershat EclogaeGeorgica dhe Eneada u lidhën si dorëshkrime me vizatime nëfashikujt Vergilius Vaticanus në shekullin IV dhe Vergilius Romanusnë shekullin V. Të dy tituj e urdhëruar Eclogae e Georgica as nuk janë latinisht as nuk gjenden në këto fashikuj në Bibliotekën e Vatikanit (https://digi.vatlib.it). Një gjë bën përshtypje në ato vizatime me ngjyra se niveli i tyre barazohet me çka prodhojnë nxënësit e shkollës fillore tani. 

Njihen mbi 2000 krijime apo kopjime prej murgjëve në copëza fletësh ose fashikuj dhe përkthime për autorin Homer. “Perënditë”në ata fashikuj u krijuan qëllimisht që t’i jepnin lashtësisëpërfytyrim fetar (me jo nderim të diellit), në ngjashmëri me atë që përhapin dhiatat simotra jahudite, kishtare e moslemane. Të gjithë fashikujt e dorëshkrimet që lidhen me trekëndëshin Iliada-Odiseja-Eneada që kur u ngjizën kanë qenë nën kujdesin dhe mbrojtjen e kishës si qëllim dhe mjete të saj. Përkthimet krijuese në anglisht të trekëndëshit Iliada-Odiseja-Eneada morën udhë në shekullin XVI. Në vitin 1685, vjershëtari anglez Matthew Prior shkrojti një “Përqeshje për përkthyesit bashkëkohorë” kur edhe vjershëtari anglez John Drydeni cili do të botonte përkthimin e tij të Eneadësmë 1697, merrej si shembull për t’u përqeshur. Vetëm për Eneadën, 30 përkthime të ndryshme nga përkthyes mbretnorë ishin në qarkullim në Angli në fund të shekullit XVII. Vjershëtari anglez William Cowper shkruante në parathënien e përkthimit të tij të Iliadës më 1791: “Nuk kam lënë gjë. Nuk kam shpikur gjë”. 

Ndërsa murgjërit kryenin detyra çbotimi e botimi, priftërinjtëngurtësonin turmat popullore me fenë e krishterë. Inkuizicioni i shekujve XII – XIX dënonte çdo njeri që dyshohej se i kishte lindurnjë shkëndijë e të menduarit ndryshe. Në vitin 1567, autori venecian Natalis Comes botoi në latinisht për freskim rradhorin me dhjetëvëllime të titulluar Mythologiae. Që atëherë, Rilindja Europiane e madhështisë së lashtë e pati atë rradhor si një dorë mendore për të pikturuar fytyrën e lashtësisë. Ndikimi i tij vazhdon dhe sot botohen shkrime, libra e vulosen doktorata “shkencore” në fushën e Mitologjisë (alb.), domethënë në Shkencën e të Pavërtetës. 

​Thuhet se murgu Proclus Lychus i shekullit V përmendigjashtë vjersha prrallore pa autorë, të cilat tani i quajnë Cikli i Vjershave Epike. Ato qëndrojnë dorë për dore me vjershat Iliada dhe Odisea për të cilat thanë e thuhet se kanë qenë shkrojtur prejautorit të hamendësuar Homer. Hutimi shtohet kur thuhet e thonë se vjershëtari Homer ka qenë edhe i verbër. Ndërsa e qeshura rrjedh me udhëtimin në kohë të historianit krijues gjerman A. H. L. Heeren i cili në librin e tij “Greqia e lashtë” më 1866 rrëfente se Homeri kishte edhe një vegël muzikore, harpën. Dhe se ai e përdorte atë për frymëzim, para dhe gjatë recitimeve. Pa shaka, libri i tij përdoret qëatëherë si dokumentar i vërtetë për “Greqinë e lashtë”. Si rradhitje ato vjersha prrallore i rendisin kështu: 

1) Cypria me ngjarjet deri tek adhnimi i Akilit në Trojë. Thuhet se i mbijetuan 50 rreshta. 

2) Iliada me vetëm 57 ditë shtrirje në kohë. Nuk ka Kalë Trojeapo vrasje të Akilit aty.

3) Aethiopis me çfar ndodhi pas vdekjes së trojanit Hektor. Thuhet se i ngelën 5 rreshta.

4) Iliada e Vogël me Odisenë që sulmon Helenin, djalin e mbretit trojan Priam. Thonë se i tepruan 30 rreshta.

5) Iliou persis me djegien dhe plaçkitjen e Trojës. Thuhet se mbeti me 10 rreshta.

6) Nopstoi me kthimin e luftëtarëve pas Luftës së Trojës. Thuhet se ngeli me 5.5 rreshta.

7) Odiseja me varavitjet detare të Odisesë derisa ndaloi gjatë nëishullin e tij. 

8) Telegonia, e thënë se i mbetën 2 rreshta. Pastaj klonimit, prralla rrëfen Odisenë që shkon më vonë në Thesproti (Çamëri) e rimartohet atje. Pastaj kthehet në Itakë ku i vjen djali jashtëmartesor Telegoni që pat patur me perëndeshën Circe. Në luftim Telegoni vret Odisenë. Telegoni martohet me gruan e të atit Penelopën dhe Telemaku me Circen, gruan tjetër të të atit (incests, ang.).

Ata vjershëtarë që hodhën farën dhe e klonuan atë seri epike kanëpërdorur pa dashje fjalë apo shprehje fjalorë të Shqipes. Letrarët e sotëm që krijojnë rradhorë me romane ose vjersha e kuptojnë mirëatë seri epike. Treshja artistike Iliada, Odiseja, Eneada formojnë njëtrekëndësh për nga përmbajtja, ndërtimi, vjershimi e qëllimi. Atyre nuk u dihet saktë fillimi i dukjes dhe cilët i shkruan, edhe pse emërtohen autorë për to. Klonimet e tyre dallojnë me pështjellimet, zhvendosjet, riqarkullimet, pa përputhshmëritë, pikëpyetjet dhe palosjet kohore e vendore. Qëkur u ngjizën, ato vjersha artistike janë qethun, ngjitur, ndryshuar, klonuar, arnuar e shtuar pa pushim. 

Vulgatum u quajt përkthimi në latinisht i dhiatës së krishterë i përgatitur nga murgu ilir Shën Jeronimi në vitin 382 dhe që u bëdhiata zyrtare e kishës perëndimore. Meqenëse vjershërimet Iliada, Odiseja dhe Eneada kanë qenë në furriqet e kishës perëndimoreqëkur u ngjizën, ato tani quhen si veprat letrare më të vjetra perëndimore. Rri shtrembër në Lindje e fol drejt në Perëndim, kjodomethënë se e drejta dhe pronësia e autorëve ruhet. Kur furriqet e tyre nisën të ngroheshin prej perandorisë britanike, klonimet e tyrearritën në shekullin XIX një optimum dhe morën vulën “Vulgate”.Çdo përkthim, botim, copëz flete papirusi me gërma lindore të bërënga murgjërit e shkuar apo copëz dërrase e gërvishtur nga piktorët bashkëkohor krahasohej me Iliadën vulgate. Nëse qoftë edhe njëfjalë e rëndomtë përputhej atëherë ai apo ata rreshta quheshin tëIliadës dhe dokumentit i caktohej një shekull origjine. Po ashtu, njëskulpturë e gjetur edhe me copa apo e bërë i caktohej apo caktohet një emër nga këto prralla ose Mitologjia (alb.).

Që të mbulohet klonimi qindra vjeçar, veçanërisht tek Iliada,thonë e thuhet se është e shkrojtur si amalgamë e të folurave vendore të ndryshme. Domethënë i verbi Homer si ecejak ndër vise të largëta e të laguna mblidhte me magji copëzat e Iliadës që i kishte pat shpërndarë era e tërbuar; shaka serioze kjo. (Për kujtesë, amalgam quhej dikur përzierja e mërkurit me oksidin e zinkut për të mbushur dhëmbët e prishur.) Çdo libër ose botim sado i vjetër nuk është botim shkencor, domethënë i rimatshëm, sepse nuk i zbulohet qëllimi i botimit dhe as nuk i vërtetohet vërtetësia e përmbajtjes, e autorit dhe zanafilla. Kurse romanet dhe vjershat më e shumta janëthjesht vepra krijimtarie vetjake në letërsi. Bie fjala, libri “20’000 lega nën det” i Zhyl Vernit më 1871 nuk domethënë se atëherë kishte nëndetëse dhe çfar ndeshën detarët nën det janë të vërteta.

Edhe prrallat e sotme janë po prralla. Ato nuk përcaktojnë ndonjëkomb apo popullatë, nuk kanë vërtetësi jete e natyre, dhe nuk mund të përdoren për të vërtetuar jetën e sotme. Ato nuk kanë histori, kohë e vendndodhje, dhe nuk mund të jenë busull për njeriun. Nëse thuhet e thonë se “Iliada formoi kombin grek” (pse-si-qysh-kur-ku?), atëherë i bie që seriali i librave Harry Potter, fatmirësisht vërtetohet se autorja është J. K. Rowling, është shkencor dhe formoi kombin anglez në vitet 1997-2007.  

Në jugun e Gadishullit Ilirik ndodhet Gadishulli Dorik. Ky mbart këtë emër natyror sepse po të shihet nga shumë lart, ose tani mbi hartë, ka formën e dorës. Prandaj në latinisht ndeshet edhe me emrinManus (lat.). Pjesa e poshtme e tij quhet rajoni i Manit i cili përkon me rajonin e spartanëve, pasardhësit e dorëve në shekujt XI – II p.e.s. U bënë disa shekuj që historianët vulgatë e shpjegojnë historinë vetëm më lëvizje popullatash pushtuese nga Lindja në Perëndim dhe nga Veriu në Jug. Ata të shekullit XIX, me dashje dhe pamundësi, shpikën idenë e “pushtimit dorik” për të sqaruar“Greqinë e lashtë”. E megjithatë, edhe sot e kësaj dite, nuk kanë arritur të zbulojnë origjinën e dorëve. As nuk kanë për ta zbuluar sepse dorët ishin vendas dhe jo ardhacakë.

Gadishulli Dorik u quajt Morea në shekujt X – XIX dhe më pas Peleponez. Akaia është rajoni që ndodhet në pjesën më veriore te Gadishullit Dorik. Emri shkruhet Akhaia në gjuhën dhimotiqi tështetit të sotëm Greqi dhe Achaea në anglisht. Përkundrejt shtrirjes së madhe të drurit të ahut (beech, ang.) në Europë, pikërisht vetëm në rajonin Akhaia ka tani pak pemë të ahut. Prandaj vendasit e atij rajoni janë thërritur ahej, emërtim i cili për t’u theksuar si tingull nëShqip kalon në Akej. Emri Akil dhe Ahil nënkuptojnë njëri-tjetrin. Me gjuhët e tjera origjina e këtij emri as ka për t’u marrun vesh.

​Thonë e thuhet se qe një i quajtur Eratosthenes (276 – 194 p.e.s.) në Bibliotekën e Aleksandrisë i cili e caktoi fundin e Luftës së Trojës në vitin 1183 p.e.s. Deri tani nuk i kanë gjetur ndonjëmbiemër emrit Eratosthenes, të cilin e quajnë edhe “grek” ndonëseGreqia u krijua për herë të parë më 1830 dhe nuk është në Afrikë;apo jo? Që të mbulohet vjedhja dhe tjetërsimi i shkencës pellazge-arbërore edhe në Etruria dhe Romën e shquar emrit Eratosthenes i mveshin matematikë të gjithanshme, algoritëm për numrat primarë, gjeografi, vjershëri, astronomi dhe muzikë. Sipas prrallës vulgate, bie fjala, ai llogariti me saktësi të mahnitshme vijën rrethore, meridianët, paralelet dhe pjerrsinë e boshtit të Tokës.

Në shekullin XII p.e.s. spikaste qyteza e Mikenës pellazge nëGadishullin Dorik kurse lindjen e “helenëve” historia vulgate qërishkruhet edhe sot e fillon vetëm në shekullin VIII p.e.s. NjëErrësirë 400 vjeçare dallohet në shekujt XII – VIII p.e.s., të cilën historianët vulgatë edhe sot nuk guxojnë as ta kapërcejnë. Në Iliadë, “helenët” nuk përmenden, sepse as më dëshirë nuk ka patur. Ndërkohë që aty lexohet se Helena e rrëmbyer ishte emri i gruas sëMenelaut nga Sparta dhe Helen ishte emri i njërit prej djemve tëmbretit Priam dhe i një parashikuesi në kështjellën e Yllit, Illit, Illionit, në Trojë.  

Tek Iliada, Odiseja dhe Eneada nuk ka qëndrueshmëri nëformimin e emrave, nuk ka ditë e data. Iliada është një vjershimtmerri e skenash të llahtarshme ku vërshojnë vetëm dhunë e vrasje tëcilat përshkruhen imtësisht. Aty nuk ka citate, fjalë të urta e mirësi për jetën. Aty ka vetëm luftë, barbari, kafshëri, dhimbje, qarje, urrejtje, hakmarrje, pabesi, skllavëri, armiqsi, përbuzje, pirateri, hareme dhe gjaktrazime (incests, ang.). Në këto vjersha të zymta nuk ka ndonjë gjë të bukur, as nga ana letrare.

Iliada fillon me Akilin që u adhnua e u tërhoq nga lufta sepse Agamemnoni i mori një nga vajzat e haremit të tij. Sulmuesit quhen Akej ose Danaj ose Argej kurse mbrojtësit thirren Trojanë-Trojsëose Dardanë ose Teukër. (Një fshat i quajtur Trojsi ndodhet pranëqytezës së Belshit afër Elbasanit.) Të gjithë palët e palat flasin të njëjtën gjuhë. Iliada mbyllet me ritet e nderimit të Hektorit, djalë i Priamit, të vdekur dhe djegien e trupit të tij në kështjellën e Yllit. Kaq dhe fund. NUK KA VRASJE TË AKILIT në themrën (zemrën) e tij me shigjetë nga Parisi ose Paridi ose Leka, djalë tjetër i Priamit.NUK KA KALË TROJE dhe djegie të saj. 

Kali i Trojës u shtua pak tek vjersha Odiseja. Kënga IV rrëfen përHelenën që i vinte rrotull Kalit të Drunjtë dhe pëshpëriste. NëKëngën VIII flitet me 33 rreshta për Kalin e Drunjtë, trojsit qëzgjodhën ç’të bënin me të dhe akejtë që sulmuan. Shtesa është e gjatë tek vjersha Eneada ku Kënga II është vetëm për Kalin e Trojës, shkatërrimin e kalasë trojane të Illit dhe arratinë e Eneas me të atin dhe të birin.

​​Vdekja e Akilit u shtua nga vjershëtari anglez AlexandrePope kur ai botoi përkthimin e tij të Iliadës në vitin 1720. Nëshekullin XVIII, ai qe vjershëtar mbretnor me famë. Tani, sipas Fjalorit të Oksfordit për Citatet (The Oxford Dictionary ofQuotations), ai është shkrimtari më i cituar pas vjershëtarëve anglezë William Shakespeare (1564-1616) dhe Alfred Tennyson(1809-1892). Në Këngën XXII ose faqe 657, në skenën ku Hektori i plagosur për vdekje dhe Akili bisedonin, Alexandre Pope krijon njëshënim në fund të faqes ku përshkruan gjatë vrasjen e Akilit në thembrën e tij me shigjetë nga Parisi dhe ç’bëhet më tej me trupin e tij. Dhe pastaj me një faqe mbyllëse në fund të Iliadës së tij ai vulos shtesat: Troja ra pas vdekjes së Hektorit. Akili u vra para rënies sëTrojës prej Parisit. Priami u vra nga Pirro, djali i Akilit. Helena pas vdekjes së Parisit u martua me të vëllain e tij Deifobus. Përbri, Helena paraqitet po kështu tek Odiseja (VIII) dhe Eneada (II).  

Që atëherë vërtetësia e pavërtetë u spërkat kudo dhe mbeti. Shembulli më i dallueshëm është filmi me ngjyra “Made in Hollywood” i vitit 2004 i titulluar “Troy”. Pra, edhe sikur Iliada dhe Odiseja të kenë qenë ngjizur e dukur në shekullin VIII p.e.s. dhe Eneada të ketë mbirë vërtetas në shekullin I p.e.s., matematika nuk gabon. Ajo tregon se filmi i plotë për Kalin e Trojës është shtuar 700 vite më pas dhe ai për vdekjen e Akilit bashkë me seriale të tjerë u prodhuan 2450 vite më vonë.

Kohëzgjatja e Luftës së Trojës është një tjetër varg qesharak thashethemesh. Është e pamundur që sulmuesit e mbrojtësit të rronin e të luftonin me vite ashtu si përshkruhet në më pak se dy muaj tek vjersha Iliada. Thëniet jo vërtetuese kohore janë: “Plot nandë vjet tëZeusit kaluen…” (II, rr. 169); “…të dhetin vjet Ilioni u katandis…”(XII, rr. 16); “…e për dhjetë vjet rrotull kalasë…” (XXIV, rr. 648); Helena duke qarë për Hektorin “Plot 20 vjet që kur braktisa atmen…” (XXIV, rr. 911). Kurse një tjetër kohë (XXI, rr. 45-64) duket më pranueshëm: Duke luftuar, Akili ndeshet me Lykaonin, një djalë i Priamit. Akili e kishte kapur atë më shumë se 12 ditë më parëduke prerë dru fshehtas natën në pronat e të atit. Pastaj e kishte shitur si skllav në ishullin Lemni, nga ku ishte shitur si skllav edhe dy herë të tjera. Por para 11 ditëve mundi të arratisej e të vinte nëIllion dhe ditën e dymbëdhjetë u përball me Akilin përsëri. Pra Akili e akejtë ishin të pa nisur para 12 ditëve për në Luftën e Trojës.

Për ta bërë “grek” një vend apo emër është shpikur një prrallë, qesharake, e cila botohet me seriozitet edhe në enciklopeditëfamëmëdha. Pra, vërtetimi i pavërtetë se një vend apo emën ka qenëapo mbetet “grek” është se për të ka prralla “greke”. Kështu ndodh edhe me Lugun e ngushtë të Dardaneleve që lidh Detin Egje me atëMarmara të cilin e quajnë Hellespont (Pika Helle) në Iliadë. Sipas njërës nga prrallat që ndodhet në Enciklopedinë Britanike, Dardanusishte bir i Zeusit sipas gojëdhanës greke (?!) dhe themeloi Dardaninë (Çanakkale, sot) në Hellespont. Dhe se ai qe babi i Dardanëve të Trojës dhe përmes Eneas edhe i Romakëve. (?!?!?!) 

Edhe si vend Kështjella e Yllit ose Troja nuk vërtetohet meIliadën të jetë në hyrje të Lugut të Dardaneleve. Sepse Iliada e jep atë mbi kodër të lartë me mure me gurë të mëdhenj, me malin pranëtë lartë të Idës nga ku Zeusi vërente betejat, me një fushë të gjanëpërpara, e rrethuar nga male pyjorë, hone e humbnera, dhe të paktën dy lumenj të rrëmbyeshëm malorë. Bregdeti ishte një gji ranor midis dy kurrizve malorë kurse deti i pa matë. Këto nuk janë veti që lidhen me vendin dhe rrethinat e rrënojave të quajtura të Trojës (Hissarlik, sot) që gjoja i zbuloi gjuetari i thesareve Heinrich Schliemann nëvitin 1873. Duke përdorur dinamit dhe zbuluar asgjë lidhur me prrallën e Luftës së Trojës, ai preku nëntë shtresa jetese që cekin3600 vite. Simbas Iliadës, vendi përputhet me fushën, lumejt, malet, pyjet, minierat dhe kalanë e Lezhës me malin pranë të Velës.  

​​Tek Iliada, djali i Akilit quhet Neoptolem ose Pirro dhe ishte tutje larg në shtëpi (XIX). Kurse tek Odiseja Ullisi hyn në Mbretërinë e Vdekjes, takon Akilin dhe i tregon se djali i tij luftoi deri në fund në Illion (XI). Tek Iliada, Odiseja, Eneada dhe librat e Mitologjisë (Shkencës së të Pavërtetës) imtësitë e historive gjenealogjike të çdo emri njerëzor dhe perëndie ia kalojnë edhe gjendjeve civile të sotme. Libri “Lufta dhe Paqja” më 1869 i LeonTolstoit me afërsisht 1500 faqe duket çikërrimë kundrejt pemëve gjenealogjike mitologjike “greke”. Këto prralla bëhen më qesharakekur në to lexohen ëndrrat apo bisedat e njerëzve dhe hyjnive.

Odiseja e Odisesë-Ullisit ose Udhësia e Udhësit është e pakuptimtë fillim e mbarim. Ithaka aty nuk është ishulli i thatë iIthakës tek Deti Jonë. Ullisi quhet mbret i Ithakës por besnik të tij nëIthakë ka vetëm një bari derrash. Lufta e Trojës është një thënie “9 vite” (III, XXII) ose “9 vite e ca muaj” (XIV). Në Këngën XIV rrëfehet se Ullisi qëndroi një muaj i kthyer në shtëpi me plaçkë lufte, më pas 7.5 vite në Egjypt dhe 0.5 vite në Fenicia. Pastaj deti e hedh në breg të Thesprotisë. Nga aty ai shkon në Ithakë ku bashkë me bariun dhe të birin Telemakun vrasin bandillët që donin t’i martonin gruan Pendelopën. Janë dy thënie “20 vite larg” (XVII, XIX) dhe kur i ati Laerti i thotë ke 5 vite që je larguar Ullisi i përgjigjet kam 20 vite (XXIV). Gjaktrazimi (incest, ang.) duket përsëri: princi Alcinus martohet me vajzën e të vëllait (VII) dhe mbreti Aeolusmarton 6 vajzat me 6 djemtë e tij (X). 

​​Prralla e Eneadës pati qëllim madhor gënjeshtrën se Roma magjepse nuk kishte origjinë vendase. Trashëgiminë e Arbrit që urtësia e atit mbahet mbi supe kurse fëmija drejtohet për dore e tjetërsuan me prrallën e Eneas. Udhëtimi i Eneas ngjan me njëudhëtim turistik të sotëm me Cruise Ship nëpër Detin Mesdhe. Ai niset andej nga Troja e hamendësuar me shumë anije, arrin në Kretë, pastaj merr përpjetë tek Deti Jonë, shkon në Butrint ku zbulon Helenin djalin e Priamit që sundonte pjesë të mbretërisë së Pirros. Pastaj lundron përreth Siçilisë, i mbyten shumë anije e zbresin në Kartagjenë ku vozit një dashuni tragjike me mbretëreshën aty. Pastaj ata nisen përqark Siçilisë e ndalojnë përfundimisht në Latium. Atyay hyn në luftimet ndërmjet vendasve, del fitues e i pari i vendit. Kudo ku shkonte, të gjithë i kujtonin se sipas fletushkës turistike ndalesa e fundit do ishte Latiumi. Gjysma e parë e Eneadës ështëfilm i ngjashëm me atë të Odisesë, kurse gjysma e dytë ngjason me Iliadën. 

Tek Iliada-Odiseja-Eneada, perënditë e krijuara paraqiten si tifozëmizorë, gjakpirës ndaj njerëzve dhe kafshëve. Bie fjala, Zeusi ishte tifoz me trojanët kurse Poseidoni me akejtë. Hyjnitë i shohin nga lozhat e tyre betejat ndërmjet njerëzve që i nxisin po vetë. Ata duan t’u behët fli me njerëz ose kafshë sepse përndryshe toksorët epësojnë. Hyjnitë martohen mes vedi dhe me njerëz. Zeusi atë që e kishte motër e kishte edhe grua (incest, ang.). Hyjnitë duan të quhen të fortë apo të bukur prej njerëzve, sepse përndryshe fyen keq dhe njerëzit lëngojnë. Ato luftojnë mes vedi, marrin pjesë në betejat e njerëzve dhe si alienë lëvizin me mjetet e tyre në ajër, mbi tokë e nën ujë. Perënditë aliene “greke” apo “romake” janë kopjim iQiellorëve në tekstet Sumere, i të Fuqishmëve (Elohim, hebr.) në dhiatën jahudite apo i Vëzhguesve (Watchers, ang.) në dhiatën e krishterë dhe moslemane.

Shpikja e Mitologjisë të zotave, që përfshinte trekëndëshin Iliada-Odiseja-Eneada, afër shekullit V ushqente të pavërtetën përlashtësinë e të Romës arbërore në veçanti. Atë detyrë e mori Perandoria Romake Lindore e Krishterë, për të cilën u gatuan gërma e gjuhë ndryshe nga ato perëndimore. Lugu ndërlidhës Lindje-Perëndim ishte Patriarkana Latine e Kostandinopojës, ku spikati kardinali Bessarion (1403-1472). Dhe sajuan një bosht qesharak kulturor “heleno-romak” kurse perënditë “greke” i bënë “romake” duke ua ndryshuar emrat pa i pyetur perënditë. Romakët nuk morën dhe nuk kishin nevojë të merrnin qoftë edhe një gjilpërë të vetme nga “helenët apo grekët”. Helenë nuk ka patur ndonjëherë dhe Greqinë me 1/6 e sipërfaqes së sotme e polli Lidhja Britani-Francë-Rusi vetëm në vitin 1830. Qytetërimi romak mbiu e lulëzoi në shekullin VI p.e.s. si vazhdim i qytetërimit të përsosur në E-tru-riadhe Latium (Albanum-Arbanum). Pas vitit 146 p.e.s., romakët nuk krijuan ndonjë rajon të quajtur “Greqi”, kurse Prefektura Ilirike shtrihej nga Austria e sotme në Kretë.

Pas 1000 vite Errësirë europiane, drita e lëshuar afër shekullit XV kaloi përmes prizmit fetar. Ashtu, përthyerja e dritës që jepte ai prizëm paracaktoi se si do ndërtohej të menduarit dhe si do vizatohejfytyra e dëshiruar e lashtësisë. Dhe kur Europës po i binte ai spektër drite, me porosi, Gadishullin Ilirik e mbuloi Errësira mongole-arabe-osmane për 500 vjet. Në shekullin XIX, krijimi nga hiçi i një “Greqie” e “Servie” qe jetik për majat evropiane fetare sepse përndryshe ëndërrimet dhe fantazitë e tyre po treteshin shpejt në eter me rënien e dritës.

Saimir Lolja

Share: