Home KRYESORE Kur thua ‘Serbia i ka sulmuar policinë e Kosovës me armë’, gjithçka...

Kur thua ‘Serbia i ka sulmuar policinë e Kosovës me armë’, gjithçka ndryshon.

S’ka më kthim. Nga Kimete Berisha

Kryeministri, Presidentja, Xhelal ministri dhe drejtori i policisë po e rrezikojnë sigurinë kombëtare, duke u shprehur si analistē të pavarur, që nuk kanë asnjë përgjegjësi, për asnjëri.

Nuk mund të konstatosh se ‘Serbia ka bërë akt terrorist, duke i sulmuar me armë policët e Kosovës’, dhe njëjohësishg të flasësh për marrëveshjen e targave me Serbinë.

Çdo marrëveshje, çdo bisedë, çdo kontakt merr fund me shtetin që të sulmon me armë.
Nëse dinë diçka – le të tregojnē.

Ama, nuk dinë gjë. Merren me tema të mëdha, sepse janē të kompleksuar.
Me tema të mëdha merren njerëzit e vegjël, për t’u ndjerë të mëdhenj.

Shefi i policisë, pa uniformë, i veshur si për dasëm, foli për sulmet e Serbisë ndaj policëve të Kosovës në Veri, me joseriozitet të frikshēm.

Ministri i policisë na turpëroi, tha ‘nuk kemi frikë nga Serbia’, se demek duhet të kemi frikë, po qe, ne jemi trima e nuk kemi.

Trimi nuk e përmend frikën.
Kryeministri edhe më joserioz se shefi i policisë, nuk po thotë ‘serbët i kanë sulmuar policinë e Kosovës’, por po thotë ‘Serbia i ka sulmuar policinë e Kosovës…’.

Njëherë po konstatojnë se ishte ‘sulm terrorist’, pastaj po paralajmërojnë hetime.
Çka të duhet hetimi, kur e ditke çfarë ka ndodhur.
Presidentja, njësoj si Albin Kurti, i ka dhënë botës ide të shumta se si ta mundin Putinin.
Le t’i jap tash ide policisë së Kosovës, se ‘Çka duhet të bëj polici i Kosovës kur e sulmon Serbia me armë?’
Duhet të qëndroj gatitu si sot, dhe të vajtoj për fatin e tij, apo duhet t’ia kthej pushkën me pushkë!

P.S. Kurrë nuk kemi qenë në rrezik më të mash se tani, nga padija, euforia dhe mendjemadhësia e Presidentes dhe Kryeministrit.
E ndjellën varfërinë – varfëria na kaplpi.
Po e ndjellin luftën – nat e ditë flasin dhe e parashikojnë një luftë që do të ndodh.
(Një ditë para sulmit, ‘Po rikthehem – tha presidentja – në qytetin e rokut’.
Për metaforë, roku ka ‘vdekur’ kaherë).

Share: