Home KRYESORE Meta: Angazhim i ri më 25 korrik, e ardhmja e opozitarizimit do...

Meta: Angazhim i ri më 25 korrik, e ardhmja e opozitarizimit do jetë ndryshe

Presidenti Ilir Meta në një dalje mediat tha se e ardhmja e opozitarizimit do të jetë ndryshe. Ndërsa u pyet nga gazetarët lidhur me mënyrën e zgjedhjes së pasuesit të tij, Meta tha: “Mazhoranca, nga kapja e zgjedhjeve të 25 Prillit, i ka votat për të zgjedhur presidentin e saj. Mandati, siç ju kam premtuar është deri në 24 Korrik dhe në 25 Korrik fillon një angazhim I ri dhe përgjegjësi të reja” tha Meta.

Më pas ai tha se në vijim vendi nuk do të ketë një opozitë që u ikën betejave.

“E ardhmja e opozitarizimit do të jetë ndryshe. Nuk do të ketë pseudo-opozitë që u ikën betejave dhe që është shembulli i shkeljes së parimeve demokratike brenda saj, duke legejitimuar në këtë mënyrë kapjen e shtetit dhe gjoja idenë se nuk ekziston një alternativë e opozitës”, tha Meta./Opinion.al

Share: