Home Gjeo-Ekonomia Moska: Lufta ndalet kur NATO të ndalojë kërcënimin e Rusisë me…

Moska: Lufta ndalet kur NATO të ndalojë kërcënimin e Rusisë me…

“Operacioni ushtarak i Moskës do të përfundojë kur NATO të ndalojë përdorimin e territorit ukrainas për të kërcënuar Rusinë”.  Kështu është shprehur Alexey Polishchuk, një zyrtar i lartë në ministrinë e jashtme të Rusisë, për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Tass.

“Operacioni special ushtarak do të përfundojë kur të përmbushen detyrat e tij. Midis tyre janë mbrojtja e popullsisë paqësore të Donbasit, demilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës, si dhe eliminimi i kërcënimeve ndaj Rusisë që vijnë nga territori ukrainas për shkak të kapjes së saj nga vendet e NATO-s”, tha Polischuk.

Megjithatë, ai nuk dha asnjë detaj se si NATO po kërcënonte Rusinë nga territori i Ukrainës, shkruan BBC.

Diplomati shtoi se operacioni “po shkonte siç ishte planifikuar” dhe se “të gjitha qëllimet e tij do të arrihen”./Opinion.al

Share: