Home KRYESORE Pak para tërmetit në Bosnjë, ja mesazhi në celular që morën disa...

Pak para tërmetit në Bosnjë, ja mesazhi në celular që morën disa njerëz

Bosnje- Hercegovina u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 tw shkallësh Rihter mbrëmjen e të premtes.

Ndërkohë, një minutë para se të fillonin dridhjet e forta të tokës qytetarët boshnjakë morën një mesazh për atë që do të ndodhte.

Mediat boshnjake raportojnë për një sistem “ShakeAlert” i cili përdoret në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Android ka filluar të dërgojë paralajmërime për tërmete në Evropë.

Sistemi “ShakeAlert” është zhvilluar nga sizmologët amerikanë në Kaliforni. Aty ku është zhvilluar ky sistem, janë instaluar një sërë sizmometrash, të cilët e bëjnë më të lehtë zbulimin e tërmeteve.

telefonat celularë Android mund të shërbejnë si sizmometra. Ata vijnë me një përshpejtues të vogël që mund të ndjejë sinjalet që tregojnë se mund të ndodhë një tërmet, shpjeguan zhvilluesit e sistemit Android. Nëse përshpejtuesi në ndonjë zonë regjistron një algoritëm dridhjeje, ai përpunon të dhënat dhe dërgon një alarm.

Share: