Home Gjeo-Ekonomia Serbia po armatoset me sistem anti-raketor/Rama: Nuk ka arsye për t’u shqetësuar

Serbia po armatoset me sistem anti-raketor/Rama: Nuk ka arsye për t’u shqetësuar

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me gazetarët në Berlin ka folur edhe për situatën në rajon.

Ai u pyet nga gazetarët lidhur me armatimin e Serbisë me sistemin mbrojtës anti-raketor, por sipas Ramës kjo nuk ka përse ta shqetësojë fare Shqipërinë.

“Nuk jam i shqetësuar për armatimin e Serbisë. Nuk shoh arsye për tu shqetësuar sot për sot. Është më e rëndësishme që ne t’i frymë erës së paqes dhe të mbajmë sa më shumë bashkë Ballkanin Perëndimor edhe me ndihmën e aleatëve tanë strategjik, si Gjermania. Nuk shoh se si një sistem mbrojtje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne? Serbia ka bërë hapa. Ka bërë hapa inkurajues në OKB. Dhe Ballkani deri më tani është bashkë. Bashkëpunimi në rajon është me rëndësi të madhe për shkak të konfliktit në Ukrainë”-u shpreh Rama./Opinion.al

Share: