Home KRYESORE U mor peng në mes të Tiranës,i riu: Autori më tha “lutjen...

U mor peng në mes të Tiranës,i riu: Autori më tha “lutjen e fundit se do të vras”

Një 20-vjeçar u mor peng të hënën në Tiranë. Detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen po ashtu edhe dëshmia e të riut përpara autoriteteve.

Ngjarja ndodhi në rrugën e Kavajës, një nga rrugët më të populluara të kryeqytetit. Teksa i riu ishte duke pritur një shok në krah të rrugë me bllokazhin e makinës të ndezur, një i panjohur hyri në automjetin e tij duke i drejtuar armën dhe duke i kërkuar të lëvizë makinën.

Në dëshminë e tij përpara autoriteteve i riu ka thënë se autori pasi i grabiti portofolin i vendosi armën në hije dhe i tha se nëse po agjëron të thotë lutjen e fundit.

“Kisha ndaluar me makinën time tip BMË X3 në rrugën e Kavajës, përballë (….. … ….. Bank). Dyert e makinës ishin pa siguresë dhe në vendin e pasëm të pasagjerit futet një person dhe duke bëritur më thotë ec ec ec. Më vuri pistoletën në ije dhe pastaj i dhash makinës, eca. U nisëm në në drejtim të Zogut të Zi dhe pastaj në Kamzë. Gjatë kohës që ishim në makinë më kërkoi që të hiqja kodet nga celulari im tip Samsung dhe më mori portofolin”.

Me tytën e pistoletës përballë, i riu në vendin e shoferit dhe pengmarrësi në vendin e pasëm të pasagjerit kanë bërë disa kilometra me makinë në rrugët plotë trafik dhe policë në kryeqytet, por askush nuk ka mundur të kuptojë asgjë

Më tej 20-vjeçari dëshmon: “Më tha që ishte i dënuar nga gjykata për krime të rënda dhe nëse kapej rrezikonte 40 vite burg pastaj nëse shkoja në polici ai do të vriste policin dhe mua. Pastaj më pyeti nëse isha duke agjëruar. Kur i thash po, me tha thuaj lutjen e fundit se tani do të të vras. Nuk më qëlloi. Gjatë gjithë rrugës i thosha që të merrte makinën dhe çfarë donte dhe të më linte të ikja, por nuk pranoi. Kur shkuam në Kamzë më futi në disa rrugica aty dhe më tha të ndaloj. Më tha të hapja xhamin e makinës dhe një moment doli nga makina duke ardhur nga pas në drejtim të vendit të shoferit. Aty i dhash gaz makinës dhe ika me shpejtësi”, raporton abc news.

Pasi arriti të shpëtojë i riu dhe të afërmit e tij i janë drejtuar Komisariatit nr.3 në Tiranë për të bërë denoncimin.

Ndërkohë policia ka filluar të verifikojë kamerat e sigurisë për të gjetur ndonjë detaj që mund të çonte në zbulimin e pengmarrësit, por edhe pse kanë kaluar pesë ditë, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Abc news mëson itenerarin e ndjekur nga makina e marrë peng. Rezulton se automjeti është futur nga Rruga e Kavajës për në Unazën e Tiranës, Rruga Muhamet Gjollesha në drejtim të Zogut të Zi. Më pas ata kanë kaluar në drejtim të Laprakës për të shkuar në zonën e Kamzës./Opinion.al

Share: