Home Approccio Italo Albanese Autorja e librit” Dora që përkund djepin është ajo që komandon botën”...

Autorja e librit” Dora që përkund djepin është ajo që komandon botën” te Qemal Stafa

E premtja e leximit në bibliotekën e shkollës sonë bëri bashkë në një takim të veçantë analizë nxënës, mësues dhe të ftuarën speciale Prof. Asoc. Vittoria Bosna, profesore italiane e Historisë së Pedogogjisë në Departamentin e Shkencave të Edukimit të Universitetit “Aldo Moro” të Barit, gjithashtu sudiuese e historisë së vendit tonë.

Ajo prezantoi me shumë pasion copëza të vyera kërkimore – shkencore nga libri i saj “La mano che muove la culla del bambino è quella che comanda il mondo” (Dora që përkund djepin është ajo që komandon botën), mbi figurat e shquara femërore të edukimit shqiptar, motrat Parashqevi e Sevasti Qiriazi.

E mahnitur nga moderniteti, vizioni dhe angazhimi i lartë kulturor i tyre, studiuesja nxori në pah rëndësinë e figurës së gruas në emancipimin e shoqërisë. Ligjërata e saj u prit me shumë interes nga nxënësit tanë.

Falenderojmë shumë studjuesen për bisedën e këndëshme analizë letrare, mësuesen e Gjuhës italiane Fatbardha Abazi, mësueset e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe Albana Shllaku dhe Genta Fida.
Zyra Vendore Arsimore Tiranë!

Shënim: Marrë nga faqja në Facebook e shkollës së Mesme të Përgjithëshme Qemal Stafa

Share: