Home KRYESORE Festival kenge apo konkurs pornografie?

Festival kenge apo konkurs pornografie?

Nga Endri Shabani

Une kam vite qe nuk i ndjek festivalet e kenges, pasi ka kohe qe aty ka pak performance artistike dhe shume performance seksuale.

Nje festival kenge duhet te jete nje konkurs per kengen, e cila perbehet nga muzika, teksti dhe zeri i kengetarit. Keto te treja bashke bejne nje kenge me te mire se nje tjeter, apo bejne nje kengetar me te talentuar se nje tjeter.

Mirepo ne kohen e spektaklit dhe engledisjes se publikut, shfaqja merr rolin qendror, dhe ne vend te kenges, vemendja shkon tek performanca ne skene, ndricimi, efektet vizuale, tymi, veshja apo koreografia.

Te gjitha keto elemente jane te rendesishem, por ato nuk mund te marrin rolin kryesor, dhe te turbullojne vleresimin per thelbin e konkursit: qe eshte kenga.

Ajo qe kam pare prej kohesh, dhe jo vetem ne Shqiperi, eshte devijimi nga thelbi i konkursit, duke e nxjerre permbajtjen dhe interpretimin e kenges ne plan te dyte.

Pra nuk fiton kenga apo kengetari me i talentuar, por fiton showmani qe terheq me shume vemendjen e publikut.

Dhe duke qene se instikti i riprodhimit eshte ende i shendoshe dhe i forte tek kafsha sociale, qe eshte njeriu, asgje nuk ia terheq me shume vemendjen publikut se sa seksi (edhe dhuna, por ta leme per here tjeter kete).

Ne kete pike nuk konkurohet me zerin e kengetarit, me kreativitetin e poeteve qe shkruajne tekstet apo kompozitoreve qe krijojne muziken, apo me aftesine e instrumentisteve qe luajne ne skene.

Ne vend te saj, konkursi behet me kofshet, gjoksin apo fundshpinen e zbuluar te atyre qe per hir te zakonit vazhdojne quhen ‘kenge-tare’.

Keshtu dalin nga loja kengetaret qe nuk jane apo nuk sillen ne menyre qe te jene seksualisht terheqes (pavaresisht se sa te talentuar jane per te kenduar), dhe skena dominohet nga ata/ato qe e trajtojne festivalin si konkurs pornografie.

Qe te kuptohemi, nuk kam asgje kunder konkursit te pornografise, dhe nuk i paragjykoj njerezit qe preferojne te shohin filma porno ne vend te festivalit te kenges.

Por une mendoj qe ne duhet t’i quajme gjerat per ate qe jane, dhe ne kete menyre ta mbajme artin te ndare nga pornografia. Ne menyre qe ajo qe kendon te quhet kenge-tare, dhe ai qe performon shfaqje me permbajtje seksuale te quhet pornostar.

Keshtu edhe konkurenca behet me e ndershme, pasi dihet se ne c’fushe dhe me c’mjete po konkurojne, por edhe publiku eshte me i qarte se cfare po ndjek.

Share: