Home Gjeo-Ekonomia Lavrov: Do fokusohemi në zhvillimin e lidhjeve me Kinën,s’do varemi nga perëndimi

Lavrov: Do fokusohemi në zhvillimin e lidhjeve me Kinën,s’do varemi nga perëndimi

Moska do të fokusohet në zhvillimin e lidhjeve me Kinën dhe do të ndalojë së qeni i varur nga furnizimet nga Perëndimi, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Lavrov tha se qëllimi i Kremlinit ishte të zhvillonte më tej lidhjet me Kinën tani që Perëndimi kishte marrë një “pozicion diktatori” në mes të luftës në Ukrainë.

“Nëse ata (Perëndimi) duan të ofrojnë diçka në drejtim të rifillimit të marrëdhënieve, atëherë ne do të shqyrtojmë seriozisht nëse do të na duhet apo jo,”-ka thënë Lavrov në një fjalim.

Ministri i Jashtëm vazhdoi duke thënë se Kina kishte teknologji informacioni dhe komunikimi “që nuk janë në asnjë mënyrë inferiore ndaj Perëndimit”.

“Ne duhet të pushojmë së qeni në asnjë mënyrë të varur nga furnizimet e absolutisht çdo gjëje nga Perëndimi për të garantuar zhvillimin e sektorëve kritikë të rëndësishëm për sigurinë, ekonominë ose sferën sociale të atdheut tonë,”-shtoi ai.

Lavrov tha gjithashtu se Rusia do të mbështetet “vetëm tek vetja dhe në vendet që janë treguar të besueshme”.

Share: