Home Gjeo-Ekonomia BE: Bllokada ruse e grurit ukrainas është një krim lufte

BE: Bllokada ruse e grurit ukrainas është një krim lufte

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, është shprehur se vendimi i Moskës për të bllokuar eksportin e miliona tonë drithërave ukrainase është një krim i vërtetë lufte.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të zhbllokuar portet (ukrainase)…Është e paimagjinueshme, nuk mund të imagjinohet që miliona ton grurë të mbeten të bllokuara në Ukrainë, ndërsa në pjesën tjetër të botës njerëzit vuajnë nga uria. Ky është një krim i vërtetë lufte, kështu që nuk mund ta imagjinoj që kjo do të zgjasë shumë më gjatë” tha ai gjatë mbërritjes në një takim i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg.

Ukraina është një eksportues i madh i disa prej ushqimeve kryesore më të mëdha në botë, por për momentin, ka rreth 22 milionë ton drithë të ulur në kapanone, në pritje për t’u dërguar në të gjithë globin.

Videoja më poshtë shpjegon se si bllokada e grurit të Ukrainës po ndikon në pjesë të tjera të botës.

Top Channel

Share: