Home KRYESORE Mos vallë në Shqipëri dhe Kosovë po bëhet ‘Muzikë Pornografike’?

Mos vallë në Shqipëri dhe Kosovë po bëhet ‘Muzikë Pornografike’?

Nga Xhentiana Muskaj

Prej gati një ore e diku te 40 minuta kam parë klipet e fundit që vinë nga tregu muzikor shqiptar. Si Shqipëria dhe Kosova janë vende shumë të vogla për t’u cilësuar industri muzikore. Nuk kujtoj asnjë fjalë, nuk më kanë mbetur melodi muzikore. 

E gjitha çka ka mbetur janë modele, forma trupore, veshje, vende luksi, makina, ushqim. Në pjesën më të madhe të klipeve që kam parëplanet e xhirimit po përdor fjalën ishin ndëtuar të tilla ku të foksuoheshin format fizike trupore. Shumë këmbë vajzash, e nga ana tjetër një mashkull që shfaq luksin në të cilin jeton.

Marka, pushime… e madje më ka mbetur në kujtesë edhe një fragment ku një vajzë shtrihet mbi makinë. Plane të tilla ku fokusi i xhirimit fokusohet te pjesët e pasme të trupit të një vajze.

Po vargjet, gjuha shqipe? Nuk kam diplomë apo shkollim për të gjykuar, por nuk kujtoj dot asnjë varg. Kujtoj fjalë si ‘pare’, ‘kena me i bo të gjitha’… kam marrë ndjesi si bullizim nga ato që kam dëgjuar, paragjykime si jam më e mirë apo jam më i mirë, unë i çoj me pushime ku dua… e me radhë. Po cilësoj me radhë sepse ndjesitë janë personale.

Nga e gjitha ajo çka pashë në 1 orë e 40 minuta mund të them se më ka mbetur një shije banaliteti.

Në këto momente ia jam rikthyer dhe po dëgjoj një këngë të Ermal Metës. Gjuhën italiane e kuptoj dhe arri ta përkthej, por nuk mund të shprehem apo formoj fjali. Këngën e Ermal Metës e kam dëgjuar shumë, teksa dëgjoj atë më vinë ndërmend një varg tjetër nga një këngë tjetër e tij.

Kjo ardhje e tij vargu më bënë automatikisht ta kërkoj edhe dëgjoj më pas atë këngë. Më japin një ndjesi frymëzimi dhe paqeje. Vargu është ‘Do mbaroj si duhet/ Do mbaroj sepse ashtu duhet/ Do mbaroj ashtu si të vi/ Do mbaroj sepse nuk do zgjasë/ Do mbaroj mirë edhe pse nuk do ta besosh’…

Ndihem keq që mora një ndjenjë banaliteti nga muzika që po bëhet kohët e fundit në vendin tim. Mbase vitet e fundit, ku imazhi i një vajze shihet si një objekt që e marrin dhe e çojmë me pushime, një objekt që e veshim si duam, e bullizojmë dhe jepen mesazhe që me disa çanta ose veshje marke e bën tënden.

I këndohet lëndëve narkotike madje edhe bukuria femërore ka nisur krahasohet me të, ‘je si kokaina’… Se di, por m’u krijua ndjesia sikur po vështroja modele pornografike që nuk kanë qëllim të fërymëzojnë dhe të japin qetësi, por të eksitojnë. Por këto janë ndjesitë e mia. Ajo çka unë mund të them me bindje të plotë është së pari nuk kujtoj asnjë vardg dhe melodi.

E së dyti kujtoj vetëm forma trupore që trajtohen si objekte seksuale. Së treti një banalizim të gjuhës dhe në asnjë moment nuk kam ndjerë një ritëm midis fjalës. Mund të jetën edhe fjalë të gabuara po më krijohet binda sikur në Shqipëri dhe Kosovë po zhvillohet ‘Muzika Pornografike. Ku mbeten pyetje ‘’A ka veshur a jo të brendshme?’’ ,‘’A janë në lidhje me modelen…’’ e me radhë. Janë marrë vetëm disa imazhe nga tre klipe po aq me sa pashë planet, këndet e xhirimit ishin pothuaj njësoj./XhentianaMuskaj.wordpress

Share: