Home Gjeo-Ekonomia NATO: Po planifikohet ndërhyrje nga toka dhe deti për të marrë grurin...

NATO: Po planifikohet ndërhyrje nga toka dhe deti për të marrë grurin në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se aleatët e NATO-s diskutuan gjatë samitit të Madridit për përpjekjet për të zbutur krizën ushqimore të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Ai thotë se aleanca është duke punuar për “marrjen e grurit nga Ukraina nga toka dhe deti”.

Stoltenberg paralajmëron se Moska dhe Pekini po përdorin çështjen ekonomike dhe shtrëngimin për destabilizim.

Ai thotë se NATO po përballet me këtë sfidë me vendosmëri, për të “ruajtur paqen”.

Stoltenberg shton se Putini duhet të tërheqë forcat e tij dhe të ndalojë së sulmuari një shtet demokratik.

Share: