Home Gjeo-Ekonomia Pensionistja i bën thirrje popullit: Ngrihuni ta rrëzojmë këtë qeveri të qelbur!

Pensionistja i bën thirrje popullit: Ngrihuni ta rrëzojmë këtë qeveri të qelbur!

Një pensioniste, e cila i ishte bashkuar protestës kundër rritjes së çmimeve i ka bërë thirrje popullit shqiptar që të ngrihen dhe të rrëzojnë qeverinë.

Ajo tha se qeveria kërkon t’i vdesë me pensionet e ulëta.

“Të dashur qytetarë, çfarë presim nga kjo qeveri?! Ne po na vdes kjo qeveri me 100 mijë lekë pension. Të paguaj drita, të ha, qira apo çfarë të bëj më përpara. Rama e pi 5 mijë lekë kafen, kurse ne e kemi 2 mijë lekë ditën e pensionit. Do me na vdek ne pensionistët që nuk ngre pensionet. Të ngrihet gjithë populli, ta përmbysin këtë qeveri, këtë qeveri të qelbët. Po vija rrugës më merren mendët se jam pa ngrënë. Ngrihuni gjithë populli, rrëzojeni këtë qeveri të qelbët, me në krye Ramën”,-tha pensionistja./Opinion.al

Share: