Home Gjeo-Ekonomia Amnistia fiskale/ Berisha: Legalizim i parave të krimit! Në krye të PS...

Amnistia fiskale/ Berisha: Legalizim i parave të krimit! Në krye të PS ka vrasës e trafikantë

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi amnistinë fiskale legalizim të parave të krimit dhe favorizim të kriminelëve në vend.

Ai shpreh se miratimi i amnistisë fiskale do të pengonte hapjen e negociatave në Bashkimin Evropian, pasi do të inkurajonte grupet kriminale në vend.

“Amnistia është kundërshtuar Këshilli Evropian, kjo do të pengonte negociatat. Kjo bëhet në një kohë kur shqiptarët blejnë naftën me çmimin që e blen Gjermani me rrogë më të kartë. Fronti do të punojë fort edhe gjatë verës për t’u përgatitur për betejën më të fuqishme për të shpëtuar Shqipërinë nga ai. Klientela dhe qeveria janë një. Shpëtimi prej tyre është një emergjencë kombëtare”, tha Berisha.

Gazetarja: Kryeministri atha se në amnistinë fiskale përjashtohen personat me të shkuar kriminale.

“Personat me të shkuar kriminale? Po ça flet moj ai ka vënë në krye të PS, ka trafikantë, vrasës, ku mund t’i besosh atij, ai i quan burra të mirë, Ca është OFL, lista që i jep Edi Rama policisë, preku gjë OFL-ja pronat e klanit Xhafaj? Ai është i faktuar, nuk ka asnjë synim tjetër veç legalizimit të parave të tyre. Janë me qindra e qindra persona që janë marrë me trafiqe dhe nuk janë zbuluar, nuk mund ta bëjë Shqipëria këtë. Ky e ka krejtësisht vetëm me krimin, pse ka reagim kaq të madh ndërkombëtar se agjencitë e zbatimit të ligjit informojnë qeveritë se kjo do të jetë një problem i madh për ta, do të jetë inkurajim i madh për këto grupe kriminale për të vijuar me punën e tyre, është një dëm i tmerrshëm, shkaku kryesor që nuk na kanë hapur negociatat ka qenë krimi.

Legalizimi i parave të krimit është vetëm një aspekt i veprimtarisë së kësaj qeverie. Ndërkohë, vjedhja vazhdon non stop. Vjedhja shënon, jo në rrafshin sasior, por në rrafshin cilësor, një rekord botëror të padëgjuar dhe të paparë. Këshilltari i ministres së ndërtimeve publike më të kushtueshme në Europë dhe në botë, Belinda Balluku, i tenderave me 99.99%, një Berberi, rezulton se ka rritur fitimin e kompanisë së tij, duke e shitur dhe blerë atë në 4 muaj, 600 herë. Çfarë dëshmon kjo? Kjo dëshmon se në këtë vend për shkak të sistemit korruptiv të instaluar nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, për shkak të funksionimit të kësaj qeverie si një grup apo organizatë e mirëfilltë kriminale, çdo lloj imagjinate, çdo lloj projekti që mund të imagjinohet, mund të shndërrohet në realitet pasi ligjet nuk ekzistojnë”, tha Berisha.

Gazetari: A do të vijojnë protestat?

“Kur thashë do të punojmë, protestat nuk përjashtohen, kemi punë për të bërë do të zgjerohemi do të punojmë në komunitete, për t’u ndalur në qytetarë, për këtë situatë ekonomike, një skenar si i Sri Lankës i pret se është i njëjti mekanizëm i krijuar. SPAKU është kapaku”, tha Berisha.

Berisha gjithashtu komentoi deklaratat e ambasadores së SHBA-së, në Tiranë, Yuri Kim.

“Deklarata të tilla nuk janë përfillur nga qytetarët shqiptarë. Ambasadori i parë i SHBA ka qenë një burrë shumë i shquar dhe me reputacion vërtet të vërtetë në vendin e tij, ai shkruan ‘shqiptarët janë miqtë tanë na duan shumë, por kanë dëshirë që vendimet t’i marrin vetë, unë mendoj se këto… ai ka qenë një njohës i shkëlqyer i psikologjisë shqiptare.”

Top Channel

Share: