Home Gjeo-Ekonomia Ballkani i Hapur, Rutte: Nismë pozitive, Rama drejtuesi më me përvojë që...

Ballkani i Hapur, Rutte: Nismë pozitive, Rama drejtuesi më me përvojë që ka…

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka dalë hapur pro ‘Open Balkan’, sipas së cilit është një nismë që ndihmon në përshpejtimin e anëtarësimit të BE.

Rutte i ka thurur edhe lavde kryeministrit Edi Rama, në këtë konferencë për shtyp që përkon edhe me ditëlindjen e kreut të qeverisë shqiptare.

“Gjithçka që mund të bëhet, dhe Rama është një ndër udhëheqësit më me përvojë në raport, dhe për shkak të brishtësisë së marrëdhënieve të rajonit, nën udhëheqjen e tij fakti që kjo nismë ka ecur përpara është pozitive, do e rekomandoja që shumë vende të diskutojnë çështjet e interesit të përbashkët, për të ecur në një strukturë të përbashkët ekonomike dhe kjo përshpejton edhe anëtarësimit dhe që tensionet të mos bëhen të papërballueshme. ‘Ballkani i Hapur’ dhe nisma të tilla kërkon lidership, dhe drejtuesi më me përvojë që ka marrëdhënie të mira me të gjithë është ky burri që ka ditëlindjen”, tha Rutte.

Share: