Home Gjeo-Ekonomia Berisha: Historia e vërtet e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane

Berisha: Historia e vërtet e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po falsifikon historinë e marrëdhënieve diplomatike me SHBA.

Berisha ka postuar një foto të realizuar në Departamentin e Amerikan të Shtetit më 15 mars 1991, në ditën e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA, pas rrëzimit të sistemit komunist.

Berisha në këtë foto shfaqet krah Gramoz Pashkos, At Artur Liolin, Elez Bibera dhe Sergio Bytyçi.

Postimi i Berishës

Historia e vërtet e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në 31 vitet e fundit në foto dhe video.

Miq, për shkak të fallsifikimit banal, si në kohërat e vjetra, të historisë se marrëdhënieve shqiptaro-amerikane nga Edi Rama, neobllokmenët e tij dhe mafia e George Sorosit, vendosa te flas dhe të paraqes për ju çdo ditë në foto dhe video të gjitha momentet më thelbësore të këtyre marrëdhënieve në 100 vjetorin e tyre.

Me 15 Mars 1991, Foto në Departamentin e Shtetit, me Gramoz Pashkon dhe bashkatdhetaret tanë At Artur Liolin, Elez Biberaj, Sergio Bytyçi, ditën e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA. sb

Share: