Home Gjeo-Ekonomia Berisha non-grata, Zheji debaton me Lubonjën: Pas doktorit radhën mund ta ketë...

Berisha non-grata, Zheji debaton me Lubonjën: Pas doktorit radhën mund ta ketë Rama

Shpallja e kreut të PD-së, Sali Berisha non grata edhe nga Britania e Madhe u diskutua sot gjatë emisionit “Pikat mbi i”.

Zheji: Ka mospërputhje për vendimet e vonuara në lidhje me Berishën. E tha edhe sot që merrem me mua pas kaq vitesh, ndërkohë që ka raste flagrante që SPAK po i këqyr. Me këtë jemi dakord. Tony Blair është me influencë dhe merret me qeveritë problematike, por mos harroni që tani është një qeveri konservatore. Sa i përket çështjes së Irakut, Tony Blair ka qenë kryeministri më i ndëshkuar për këtë gjë.

Lubonja: Manipulimi më i madh që i bëhet shqiptarëve është që kemi të bëjmë me perandorinë më të madhe historike, nuk duhet diskutuar. Kjo më bën nervoz.

Zheji: Ta themi që Britania e Madhe bën lajme fake? Nuk e them dot. Nuk është serioze.

Lubonja: Po armët kimike në Irak?

Zheji: Nuk ka krahasim mes Irakut dhe Shqipërisë. Iraku ka qenë një rrezik botëror. i ishte prerë bileta Sadamit që me luftën e Kuvajtit. Nëse nuk do i kishte armët do i bënte.

Lubonja: Atë që the më parë, e kundërshtove. Teza ime është Rama ka punuar me mënyrë më finoke që meqë nuk ka bërë dot atë drejtësinë që duam ne, nëpërmjet instrumenteve …në kohën kur ka qenë skandali i Fazllic, Britania ka pasur marrëdhënie shumë të mira me Berishën. Këto dy akuza ne duhet ti analizojmë. Në Elbasan doli një person që ishte akuzuar për krime në Britani, u gjetën ato materialet. Këto ambasada dhe shërbime që kanë dhënë informacion për Berishën, kanë qenë tërësisht indiferente dhe na luftojnë krimet e 10 viteve më herët. Kjo e dëmton demokracinë. Unë që jetoj në Shqipëri dhe e njoh më mirë se ambasadori britanik, e di se kjo nuk është çështje e personit Berisha, por kemi një system të ngritur. E di që këtu kemi të bëjmë me një akuzë politike të ngritur nga Rama i cili meqenëse nuk e bën dot me gjykatës, e bën me ndërhyrje dhe lobingje ndërkombëtare. Nëse do besoj se ata e kanë seriozisht luftën ndaj krimit në Shqipëri, kanë pasur aq shumë materiale në këto 10 viteve që kanë dalë, saqë nuk ka nevojë fare as për hetime. Shikoni historinë e inceneratorëve, evazionit fiskal, Butrintin, përditë ka gjëra. Këta heshtin për të gjitha këto gjera.

Zheji: Shqipëria është një vend shumë i vogël saqë ata të deformojnë autoritetin e tyre dhe të ndërtojnë konspiracion. Edhe një thashethem që u tha se është zbuluar naftë këtu, e zbuloi SHELL, që nuk është britanike por holandeze. Është e vërtetë ajo që thotë Lubonja që pse merren me historitë e të kaluarës. Nga ana tjetër nuk do shoh që Shqipëria të ketë interesat që ka pasur Iraku dikur. Nuk mendoj se jemi kaq të rëndësishëm. Nuk mendoj që Rama është kaq i rëndësishëm dhe me kaq ndikim se kjo pastaj kapërcen kufijtë e imagjinatës sime.

Lubonja: Vazhdoje fjalinë, thuaje çfarë është.

Zheji: Është një rradhë veprimi që ata e kanë vendosur. Ndoshta më vonë do ketë edhe goditje të tjera. Nuk përjashtohet Rama. Nuk besoj që goditja e Berishës e gëzon Ramën. Nëse ky system do vazhdojë, radha do u vijë të gjithëve.

360grade.al

Share: