Home Gjeo-Ekonomia Ç’po ndodh në Westminster? Nga Ralf Gjoni

Ç’po ndodh në Westminster? Nga Ralf Gjoni


Pas një potpurie 6 vjeçare gënjeshtrash, spekulimesh, mashtrimesh, papërgjegjshmërie e mungese totale integriteti politik, Boris Johnson sot jep dorëheqjen.

Lajm i mirë për britanikët dhe lajm shumë i mirë për evropianët e tjerë.

Spekuloi gjatë fushatës së Brexit, mashtroi kur u bë Kryeministër, gënjeu gjatë pandemisë dhe gënjeu përsëri javën e kaluar për rastet e ngacmimeve seksuale në gjirin e grupit të tij parlamentar.

Kam punuar për disa vjet në korridoret e institucioneve politike në Westminster, dhe kurrë nuk kam parë një nivel të tillë papërgjegjshmërie në qeverisjen britanike.

Por, pavarësisht dëmit ndaj reputacionit të vendit, Londra sot mund t’u japë mësime demokracie parlamentare kryeqyteteve të tjera evropiane, që janë kapur peng nga i njëjti soj diletantizmi politik.

Kur Parlamenti & Media janë të fortë e të pavarur, Kryeministri është thjesht një menaxher i përkohshëm e lëvizshëm, në dorën e deputetëve që në çdo moment mund të të heqin qafe.

Këtë fat dorëheqjeje të detyruar patën edhe Theresa May, David Cameron, Gordon Brown, Tony Blair, Margaret Thatcher, Harold Macmillan, Anthony Eden, Winston Churchill e deri tek Nevile Chamberlain.

Kuptohet që këta kanë shërbyer si kryeministra të një kombi luftarak, i cili i preu kokën Mbretit Charles I në 1649.

Asgjë e pazakontë nga fronti britanik. Historia ripërsëritet.

Mbretëresha Elisabeth, 96 vjeç, përgatitet të mandatojë kryeministren/kryeministrin e saj të pesëmbëdhjetë gjatë muajve të ardhshëm.

Kjo po ndodh sot në Westminster!

BorisJohnson

BrexitShambles

GetBrexitUnDone

Share: